Kryeministri në detyrë njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përshëndetur qëndrimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, për gatishmërinë për të diskutuar rreth një presidenti konsensual, por ka thënë se LDK-ja është dashur të hyjë në bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.
Kurti ka thënë se e ka përcjellë mbrëmë deklaratën e Abdixhikut, i cili ka bërë të ditur se LDK-ja do të qëndrojë në opozitë, por është e gatshme të diskutojë për emër konsensual për president.
“E ndjeka mbrëmë qëndrimin e deklaratën publike të mikut tim Lumir Abdixhiku, i cili tha se LDK-ja do të qëndrojë në opozitë. Besoj që LDK-ja është dashur të hy në bashkëqeverisje, të kemi marrëveshje politike. Marrëveshja nuk është e thënë të jetë identike me rezultatin e zgjedhjeve, 53 me 18 deputetë, por edhe deformim i rezultatit nuk mund të jetë. Me 18 deputetë ta marrësh kryetarin e Kuvendit nuk është pak”, ka thënë Kurti të premten pas diplomit të 100 kadetëve në Shërbimin Korrektues.
Kurti ka dhënë detaje mbi diskutimet me LDK-në dhe ofertën për bashkëqeverisje.
“Kur e kemi parë që nuk janë të interesuar për kryetarin e Kuvendit, oferta jonë qysh në pranverë është ripërsëritur tani: Nëse VV-ja do ta kishte kandidatin për president e që ishte Glauk Konjufca, atëherë LDK-ja ta marrë zëvendëskryeministrin dhe katër ministri. Nëse kandidati për president është konsensual, atëherë ta marrë zëvendëskryeministrin dhe tri ministri. Sepse VV-ja po heq dorë nga presidenti. Besoj që oferta për kryeparlamentarin dhe për bashkëqeverisje, ku kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ta zëmë do të bëhej zëvendësi im nuk është pak, nuk do të ishte pak edhe sikur të ishte rezultati më i ngushtë e lërë me që ishte 53 me 18”, deklaroi ai.
Kryeministri në detyrë e përshëndeti qëndrimin e Abdixhikut për president konsensual, por kërkoi edhe përfshirjen e PDK-së dhe Aleancës.
aussi
Kurti : Nous voulons nous entendre sur un président consensuel
“E përshëndes thirrjen e Abdixhikut që është i gatshëm të diskutojë për president konsensual, por të jenë edhe partitë e tjera. Presidenti të jetë gjithëpërfshirës, të mos jetë vetëm VV-ja e LDK-ja”, deklaroi Kurti.
Ai bëri të ditur se mbrëmë, pas deklarimit të Abdixhikut, u ka shkruar kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës, me kërkesën që të takohen sa më shpejt dhe të diskutojnë për zgjedhjen e presidentit.
“I kam shkruar të tre kryetarëve mbrëmë me këtë ide që sa më parë të takohemi dhe të merremi vesh për presidentin”, ka thënë Kurti.
Kurti : Nous voulons nous entendre sur un président consensuel
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje se presidenti i ardhshëm i...-
Zemaj : LVV devrait convoquer une session, nul n'est au-dessus des institutions
-
Hamza : Kurti prend l'État en otage, sans respecter la Constitution ; les sujets majeurs ne peuvent être abordés.
-
Nouvelle série dramatique avec des acteurs connus
-
En l'absence d'accord sur la désignation du président, le Kosovo se dirige vers des élections.