---
description: Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar për deklaratën e Bashkimit Evropian lidhur me operacionet e së hënës në veri të vendit.Kryeziu ka
title: "Kryeziu-BE-së: Asociacioni s’është ombrellë për legalizim të strukturave paralele"
image: https://resources.koha.net/images/2023/March/22/Perparim-Kryeziu1679518432.png?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Kryeziu-BE-së: Asociacioni s’është ombrellë për legalizim të strukturave paralele

![Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu](https://resources.koha.net/images/2023/March/22/Perparim-Kryeziu1679518432.png?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu

- 21 maj 2024 21:02
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 21 maj 2024 21:02
- Shpërndaje në:

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar për deklaratën e Bashkimit Evropian lidhur me operacionet e së hënës në veri të vendit.

Kryeziu ka thënë se sugjerimi i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), që strukturat ilegale në Kosovë të trajtohen me Asociacion të komunave me shumicë serbe është paraqitje mashtruese e asaj se si është menduar Asociacioni. 

“Sugjerimi i EEAS në deklaratën e saj sot - që strukturat ilegale në Kosovë duhet të trajtohen dhe të zgjidhen me Asociacion - është paraqitje mashtruese e asaj që Asociacioni ishte menduar të ishte ndonjëherë”, ka shkruar ai. 

 

> The EEAS’ suggestion in its statement today—that illegal structures in 🇽🇰 must be dealt w/ & resolved in conjunction w/ ASMM—is a misleading representation of what ASMM was ever meant to be. For one, it isn’t an umbrella for legalizing illegally & unilaterally created structures.
>
> — Perparim Kryeziu (@KryeziuPerparim) [May 21, 2024](https://twitter.com/KryeziuPerparim/status/1792991125722058975?ref_src=twsrc%5Etfw)

 

Sipas Kryeziut, Asociacioni nuk është ombrellë për legalizim të strukturave të krijuara paralelisht dhe në mënyrë të paligjshme. 

[Edhe ![BE: Kosova po vepron në kundërshtim me obligimet ndaj nesh](https://resources.koha.net/images/2025/August/05/08ee87dd-322c-4885-99b1-0767731df9ea.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 13 sht 2025 BE: Kosova po vepron në kundërshtim me obligimet ndaj nesh](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/be-kosova-po-vepron-ne-kundershtim-me-obligimet-ndaj-nesh)

Bashkimi Evropian (BE) ka reaguar ashpër të martën ndaj operacionit të Policisë së Kosovës ndaj ndërtesave të Bankës Postare Kursimore të Serbisë në veri të vendit, duke e quajtur këtë si dëshmi se Kosova “u jep prioritet veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara më shumë sesa bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët”. 

“Operacionet e së hënës dëshmojnë edhe një herë se autoritetet e Kosovës u japin prioritet veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara më shumë sesa bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët në terren”, thuhet në këtë komunikatë. “Mbyllja dhe konfiskimi i këtyre objekteve pa një paralajmërim dhe pa koordinim vetëm disa ditë pas takimit të fundit të dialogut, në të cilin po ashtu u shqyrtua çështja e objekteve të Bankës Postare Kursimore, është një përshkallëzim dhe shkon kundër frymës së normalizimit ndërsa edhe dëmton vullnetin e mirë të Kosovës për arritjen e normalizimit të raporteve përmes dialogut”.

[#qeveria e kosoves](https://www.koha.net/tag/qeveria-e-kosoves) [#Përparim Kryeziu](https://www.koha.net/tag/perparim-kryeziu) [#bashkimi evropian](https://www.koha.net/tag/bashkimi-evropian) [#strukturat paralele](https://www.koha.net/tag/strukturat-paralele) [#asociacioni i komunave me shumice serbe](https://www.koha.net/tag/asociacioni-i-komunave-me-shumice-serbe) [#Banka postare kursimore](https://www.koha.net/tag/banka-postare-kursimore)

Artikuj të ngjashëm

- [![Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën që përdorej nga strukturat paralele në veri](https://resources.koha.net/images/2025/May/16/2e121d4a-72f8-4ede-a02a-af5e3858c89e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 maj 2025 Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën që përdorej nga strukturat paralele në veri](https://www.koha.net/arberi/policia-e-kosoves-merr-nen-kontroll-ndertesen-qe-perdorej-nga-strukturat-paralele-ne-veri)
- [![BE-ja do negociata për strukturat paralele](https://resources.koha.net/images/2024/April/02/2c42b8e4-03c9-46e9-b06c-9d111beaeda8.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 25 shk 2025 BE-ja do negociata për strukturat paralele](https://www.koha.net/arberi/be-ja-do-negociata-per-strukturat-paralele)
- [![Prokuroria thotë se kontrolli i qendrave ilegale në veri u bë me leje nga Gjykata](https://resources.koha.net/images/2025/February/24/d562e83b-8db7-452e-8ee2-0293b6633427.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 24 shk 2025 Prokuroria thotë se kontrolli i qendrave ilegale në veri u bë me leje nga Gjykata](https://www.koha.net/arberi/prokuroria-thote-se-kontrolli-i-qendrave-ilegale-ne-veri-u-be-me-leje-nga-gjykata)
- [![BE-ja bën thirrje të mos mbyllen qendrat ilegale për punë sociale në veri](https://resources.koha.net/images/2025/February/21/d4ff1c1b-4b01-4ab0-bdf3-fdbba7e3a91c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 shk 2025 BE-ja bën thirrje të mos mbyllen qendrat ilegale për punë sociale në veri](https://www.koha.net/arberi/be-ja-ben-thirrje-te-mos-mbyllen-qendrat-ilegale-per-pune-sociale-ne-veri)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Arbëri.]() [PDK-ja mbledh Kryesinë në orën 10:00](https://www.koha.net/arberi/pdk-ja-mbledh-kryesine-ne-oren-1000)

[Kronikë.]() [Dy persona gjenden pa shenja jete në Podujevë dhe Gjakovë](https://www.koha.net/kronike/dy-persona-gjenden-pa-shenja-jete-ne-podujeve-dhe-gjakove)

[Arbëri.]() [Gruda: Ligjit nuk keni ku t’i ikni. S’keni rrugë tjetër, ai do të miratohet](https://www.koha.net/arberi/gruda-ligjit-nuk-keni-ku-ti-ikni-skeni-rruge-tjeter-ai-do-te-miratohet)

[Arbëri.]() [Arrestohet një person i kërkuar për krime lufte kundër popullatës civile në Skenderaj](https://www.koha.net/arberi/arrestohet-nje-person-i-kerkuar-per-krime-lufte-kunder-popullates-civile-ne-skenderaj)

[Kronikë.]() [Vdiq edhe gruaja që u sulmua nga djali i saj në Klinë](https://www.koha.net/kronike/vdiq-edhe-gruaja-qe-u-sulmua-nga-djali-i-saj-ne-kline)

[Reklama.]() [Horizon ofron internet 5G në Kosovë me çmime më të ulëta për vizitorët](https://www.koha.net/reklama-marketing/horizon-ofron-internet-5g-ne-kosove-me-cmime-me-te-uleta-per-vizitoret)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kryeziu-BE-së: Asociacioni s’është ombrellë për legalizim të strukturave paralele","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/kryeziu-be-se-asociacioni-seshte-ombrelle-per-legalizim-te-strukturave-paralele","datePublished":"2024-05-21T21:02:49+02:00","dateModified":"2026-07-11T10:25:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":359,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar për deklaratën e Bashkimit Evropian lidhur me operacionet e së hënës në veri të vendit.Kryeziu ka","url":"https://www.koha.net/arberi/kryeziu-be-se-asociacioni-seshte-ombrelle-per-legalizim-te-strukturave-paralele","keywords":"qeveria e kosoves, Përparim Kryeziu, bashkimi evropian, strukturat paralele, asociacioni i komunave me shumice serbe, Banka postare kursimore","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2023/March/22/Perparim-Kryeziu1679518432.png?w=1200&r=fill&q=80"}
```
