Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Le Kosovo et l'Albanie sont les premiers pays à être équipés par les États-Unis pour la mission à Gaza.

FSK

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lajmëruar ndarjen e 206 milionë dollarëve për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), e cila është paraparë të vendoset në Gaza, ndërsa Kosova dhe Shqipëria do të jenë të para që do të marrin pajisje ushtarake amerikane në kuadër të këtij misioni. 

Reuters ka raportuar sipas dy lajmërimeve që ka parë të Departamentit të Shtetit ku njoftohej për milionat që do të shkojnë për pajisje, infrastrukturë, automjete dhe shpenzime operative të forcës. 

Në një prej njoftimeve përmenden edhe dy shtetet ballkanike. Njëra prej tyre flet për ndarjen e 6.3 milionë dollarëve të tjerë që do të përdoren për ridestinimin e nëntë transportuesve të blinduar amerikanë, të destinuar fillimisht për Nepalin. Sipas Reutersit, Shqipëria dhe Kosova do të jenë përfitueset e para të këtyre automjeteve, në kuadër të rolit të tyre në ISF.

Pesë vende janë zotuar deri tani të dërgojnë trupa në ISF: Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria, ndërsa Egjipti dhe Jordania janë zotuar të trajnojnë forca policore. Megjithatë, ende nuk dihet se kur do të mund të dislokoheshin trupat.

Presidenti amerikan Donald Trump ka krijuar një Bord të Paqes për të mbikëqyrur planin e tij për t'i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të rindërtuar territorin e shkatërruar. Plani parashikon që forca paqeruajtëse të dislokohet në Gaza për të garantuar sigurinë në zonat nga të cilat do të tërhiqen trupat izraelite, si dhe të trajnojë forca të reja policore palestineze dhe të mbështesë shpërndarjen e ndihmave.

aussi Le deuxième contingent des Forces de sécurité kényanes rejoint la mission de maintien de la paix à Gaza. Arberi Le deuxième contingent des Forces de sécurité kényanes rejoint la mission de maintien de la paix à Gaza.

Pjesa më e madhe e Gazës mbetet në rrënoja pas dy vitesh lufte, e cila nisi pas sulmeve të udhëhequra nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Megjithatë, që prej njoftimit për një marrëveshje në fund të korrikut, përpjekjet kanë ngecur, pasi si Izraeli, ashtu edhe Hamasi kanë refuzuar të përmbushin kushtet që do t'i mundësonin marrëveshjes të ecte përpara.