Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Les municipalités se félicitent de la révision budgétaire et prévoient des paiements rétroactifs pour les indemnités de stage.

L'objet du gouvernement du Kosovo

L'objet du gouvernement du Kosovo

Për shkak se parasheh pagesa retroaktive për zyrtarët publikë për shtesat sipas përvojës së punës, Projektligji për rishikimin e buxhetit të vitit 2026 është mirëpritur nga komunat në vend. Drejtues nga Komuna e Vushtrrisë thonë se është e rëndësishme që këto obligime të shoqërohen me financim të mjaftueshëm. Ndërsa në Asociacionin e Komunave kanë thënë se me këtë komunat në vend shpëtojnë rreth 60 milion euro

Projektligji për rishikimin e buxhetit të shtetit për vitin 2026 është mirëpritur nga disa prej komunave në Kosovë, pasi ai parasheh ndarje buxhetore për kryerjen e pagesave retroaktive për zyrtarët publikë për normën e përvojës së punës me 0.5 % shtesë për vit, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Qeveria në rishikimin e buxhetit për këtë vit e ka paraparë edhe pagesën retroaktive për zyrtarët publikë për normën e përvojës së punës. Po të mos ndodhte kjo, komunat do të dëmtoheshin për 60 milionë euro”, ka thënë Sazan Ibrahimi, drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

Kryetari i Komunës së Obiliqit ka thënë se në rast të mosrealizimit të një nisme të tillë, buxheti i pushtetit lokal do të dëmtohej për afërsisht 1 milion euro.

“Unë po flas me shifra, ne i kemi saktësisht 422 punëtorë vetëm në arsim që secili nga ata ashtu siç janë bërë llogaritjet, përafërsisht do të fitonte nga kjo përvojë e punës 700 euro. Marrë parasysh që vetëm këshilla juridike, vetëm ndihma juridike do i kushtonte 800 euro për person komunës së Obiliqit që në fakt i bjen rreth 960 mijë euro Komunën e Obiliqit do ta dëmtonte buxhetin”, ka thënë Thaqi.

Duke e konsideruar të rëndësishëm synimin për sigurimin e mjeteve për pagesat retroaktive për përvojën e punës, drejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën e Vushtrrisë, Isuf Jashari, ka deklaruar se është e rëndësishme që këto obligime të shoqërohen me financim të mjaftueshëm.

“Nëse mjetet e parapara mbulohen nga niveli qendror, atëherë do të përbëjnë lehtësim për financat komunale. Megjithatë, ndikimi real varet nga shuma e mjeteve të ndara, mënyra e alokimit dhe mbulimi i plotë i detyrimeve. Në rast se financimi nuk i mbulon të gjitha obligimet, komuna vazhdon të përballet me presion financiar dhe me nevojën për t’i menaxhuar me kujdes mjetet në dispozicion. Obligimet ligjore duhet të financohen në mënyrë adekuate, pa cenuar mjetet e destinuara për shërbime publike dhe projekte të planifikuara”, ka thënë Jashari.

Ibrahimi dhe Jashari kanë thënë se komunat kanë nevojë për rishikim të buxheteve të tyre e cila duhet të mundësohet nga Ministria e Financave, pasi janë duke u përballur me vështirësi.

KOHA ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Financave lidhur me çështjet e ngritura por nuk ka marrë përgjigje.

0.5 përqindëshi është shtesa që u bëhet punonjësve të sektorit publik për çdo vit përvojë pune.  

Por kjo shifër u ndërrua me Ligjin për Paga në sektorin publik në vitin 2022. 

Dispozitat që u konstatuan që ishin në shkelje të Kushtetutës parashihnin që për 15 vjetët e parë shuma shtesë të ishte në 0.25 për vit, e më pas u bë 0.5 pas vitit të 15-të.

Projektligji për ndarjen buxhetore mbi buxhetin bazik të shtetit, është miratuar në parim në Kuvendin e Kosovës më 5 tetor 2026 dhe parasheh 102 milionë euro shtesë për mbulimin e kostos për pagën e 13-të dhe pagesës retroaktive të përvojës së punës sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.