Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Kica-Xhelili : Kurti savait que la candidature de Sejdiu aurait les conséquences qu'elle a eues pour le LDK.

Doarca Kica Xhelili

Photo de : Driton Pacharada

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka ngritur dyshime se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka mbështetur kandidaturën e Bekim Sejdiut duke e ditur se emri i tij mund të shkaktonte "atë që e shkaktoi" brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. 

Kica-Xhelili ka thënë se zhvillimet e fundit e kanë bërë të qartë se Kurti, sipas saj, “e dinte saktësisht” efektin që kjo kandidaturë do të kishte në LDK, ndërsa kritikon edhe partinë e saj që, siç shprehet, u bë “lehtësisht e lexueshme” nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Për Bekim Sejdiun kisha një vlerësim të qartë. E konsideroj profesionist dhe me integritet. Mospajtimet që janë krijuar rreth procesit nuk e ndryshojnë këtë vlerësim timin. Sidoqoftë, sikurse e shpreha në mbledhjen e grupit, kisha dyshimet e mia pse Kurti u pajtua për këtë kandidaturë. Mendoj që tashmë u bë e qartë pse. Jo se ai e donte këtë kandidaturë, por me gjasë, e dinte saktësisht se ky emër mund të shkaktonte atë qe e shkaktoi në LDK. E mëkati ynë më i madh mund të jetë se duke mos e tejkaluar vetveten, u bëmë tmerrësisht e lehtësisht të lexueshëm nga ai”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kica-Xhelili ka shtuar se megjithatë kundërshtimi ndaj Kurtit nuk mund të bëhet arsye që Kosova të mbetet pa institucione. 

“Kundërshtimi ndaj Albin Kurtit nuk mund të bëhet arsye që Kosova të mbetet pa institucione vetëm për t’ia pamundësuar atij një rezultat politik... mund ta kundërshtosh pushtetin kur cenon rregullat dhe, njëkohësisht, të marrësh përgjegjësi kur vendi ka nevojë për zgjidhje”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, nëse LDK-ja nuk është mjaftueshëm e fortë për të përballuar gjashtë vota ndryshe, “problemi është shumë më i madh se gjashtë vota”.