---
description: " Me Ligjin e ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili ka hyrë në fuqi nga 1 prilli, këmbësorëve u është ndaluar përdorimi i telefonave kur e kalojnë rrugën, s"
title: Ligji i ri, këmbësorëve u ndalohet përdorimi i telefonit kur kalojnë rrugën
image: https://resources.koha.net/images/2024/April/04/9a3601ff-f2d7-400a-80cb-f404b7eac53a.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Ligji i ri

# Këmbësorëve u ndalohet përdorimi i telefonit kur kalojnë rrugën

![Ligji i ri, këmbësorëve u ndalohet përdorimi i telefonit kur kalojnë rrugën](https://resources.koha.net/images/2024/April/04/9a3601ff-f2d7-400a-80cb-f404b7eac53a.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Ilustrim

- 4 prill 2024 17:15
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 4 prill 2024 17:15
- Shpërndaje në:

Me Ligjin e ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili ka hyrë në fuqi nga 1 prilli, këmbësorëve u është ndaluar përdorimi i telefonave kur e kalojnë rrugën, shiritin apo shtegun e biçikletave ose binarët.

Dënimi për shkelje të kësaj ndalese është 50 euro. 

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje këmbësorëve dhe shoferëve që të mos e përdorin telefonin kur janë pjesë e trafikut. 

“Gjatë kalimit të rrugës, të shiritit apo të shtegut të biçikletave ose të binarëve, këmbësorit nuk i lejohet përdorimi i telefonit mobil, shfrytëzimi i dëgjueseve në veshë apo i pajisjeve të tjera të ngjashme që mund ta hutojnë. Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me gjobë 50 euro”, thuhet në thirrjen e Policisë. 

Shoferëve u është bërë thirrje që gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.

[Edhe ![Dënohet një shofer i autobusit në kryeqytet për përdorim të telefonit gjatë vozitjes](https://resources.koha.net/images/2021/July/03/auto_Policia-Kontrolla-radar_-Gjobat-Komunikacion-Ilustrime-Prishtine-22-09-2016-dp_215170769131625295266.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 19 shk 2026 Dënohet një shofer i autobusit në kryeqytet për përdorim të telefonit gjatë vozitjes](https://www.koha.net/kronike/denohet-nje-shofer-i-autobusit-ne-kryeqytet-per-perdorim-te-telefonit-gjate-vozitjes)

“Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me masë dhe gjobë: 1 pikë negative dhe gjobë prej 100 eurosh, kur vepron për herë të parë në shkelje të rregullit, 2 pikë negative, 3 muaj ndalesë në drejtim të mjetit motorik dhe 200 euro gjobë kur vepron për herë të dytë, 3 pikë negative, 6 muaj ndalesë në drejtim të mjetit motorik dhe 500 euro gjobë kur vepron për herë të tretë”, thuhet në thirrjen e Policisë.

 

[#trafiku](https://www.koha.net/tag/trafiku)

Artikuj të ngjashëm

- [![326 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes vetëm në janar në Ferizaj](https://resources.koha.net/images/2024/April/03/a3c24b49-dda7-42c8-a2dd-af48f377c79e.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 6 shk 2026 326 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes vetëm në janar në Ferizaj](https://www.koha.net/kronike/326-gjoba-per-perdorim-te-telefonit-gjate-ngasjes-vetem-ne-janar-ne-ferizaj)
- [![108 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes për një javë në rajonin e Ferizajt](https://resources.koha.net/images/2024/April/03/85b1810a-95f4-40f3-9a95-5cf8e809cf0f.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 20 tet 2025 108 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes për një javë në rajonin e Ferizajt](https://www.koha.net/kronike/108-gjoba-per-perdorim-te-telefonit-gjate-ngasje-per-nje-jave-ne-rajonin-e-ferizajt)
- [![Përdorimi i telefonave gjatë vozitës, policia në kryeqytet vetëm për një ditë shqiptoi 60 gjoba](https://resources.koha.net/images/2025/April/20/0230ae33-9d5c-4d81-b5f1-ac954c2ff009.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 20 pri 2025 Përdorimi i telefonave gjatë vozitës, policia në kryeqytet vetëm për një ditë shqiptoi 60 gjoba](https://www.koha.net/arberi/perdorimi-i-telefonave-gjate-vozites-policia-ne-kryeqytet-vetem-per-nje-dite-shqiptoi-60-gjoba)
- [![Gjobat e trafikut nga 3 prilli dërgohen në adresë të pronarëve të automjeteve](https://resources.koha.net/images/2022/January/08/RADARI_POLICIA1641658760.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 1 pri 2025 Gjobat e trafikut nga 3 prilli dërgohen në adresë të pronarëve të automjeteve](https://www.koha.net/arberi/gjobat-e-trafikut-nga-3-prilli-dergohen-ne-adrese-te-pronareve-te-automjeteve)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Shtojca për Kulturë.]() [Gjembat/Therrat](https://www.koha.net/shtojca-kulture/gjembattherrat)

[Futboll.]() [FFK-ja zbulon arsyen e mungesës së Hajdarit](https://www.koha.net/futboll/ffk-ja-zbulon-arsyen-e-mungeses-se-hajdarit)

[Showbiz.]() [Bryce Dallas Howard: Regjisoret gra duhet të kenë mundësi në industrinë e filmit](https://www.koha.net/showbiz/bryce-dallas-howard-regjisoret-gra-duhet-te-kene-mundesi-ne-industrine-e-filmit)

[PIKË me Veton Surroin.]() [Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafir Ali Aliu (IV)](https://www.koha.net/pike-me-veton-surroin/sonte-pike-me-veton-surroin-mysafir-ali-aliu-iv)

[Arbëri.]() [“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së](https://www.koha.net/arberi/200-metrat-qe-liruan-gotovinen-dhe-mesimi-per-katershen-e-uck-se)

[Botë.]() [Aksidentohet një autobus turistik në Gjermani, dy të vdekur](https://www.koha.net/bote/aksidentohet-nje-autobus-turistik-ne-gjermani-dy-te-vdekur)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Ligji i ri, këmbësorëve u ndalohet përdorimi i telefonit kur kalojnë rrugën","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/kembesoreve-u-ndalohet-perdorimi-i-telefonit-kur-kalojne-rrugen","datePublished":"2024-04-04T17:15:29+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:45:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":255,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":" Me Ligjin e ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili ka hyrë në fuqi nga 1 prilli, këmbësorëve u është ndaluar përdorimi i telefonave kur e kalojnë rrugën, s","url":"https://www.koha.net/arberi/kembesoreve-u-ndalohet-perdorimi-i-telefonit-kur-kalojne-rrugen","keywords":"trafiku","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/April/04/9a3601ff-f2d7-400a-80cb-f404b7eac53a.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
