Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

KEK arrête l'unité A3 suite à un défaut technique.

KEK

Illustration

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se për shkak të një defekti teknik të evidentuar në Njësinë A3 dhe duke marrë parasysh dëmtimin e mëtejshëm të pajisjeve, është bërë ndalimi i kontrolluar i njësisë.

Bëhet e ditur se ndalimi është ndërmarrë si masë parandaluese, me qëllim të ruajtjes së gjendjes teknike të pajisjeve dhe krijimit të kushteve të sigurta për ndërhyrjen dhe sanimin e defektit.

“Ekipet profesionale janë duke trajtuar situatën dhe Njësia A3 do të rikthehet në operim pas përfundimit të ndërhyrjeve të nevojshme dhe verifikimit të kushteve të sigurta për punë”, thuhet në njoftim.