Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Kastrati : L’inflation a aggravé la situation des retraités ; les pensions devraient être augmentées.

castrer

Pensionisti Sherif Kastrati ka thënë inflacioni e ka rënduar gjendjen e pensionistëve. Ai ka thënë se pensionet duhet të rriten në bazë edhe të rritjes së inflacionit, duke theksuar se pensioni aktual nuk i plotëson as për së afërmi kërkesat dhe nevojat e pensionistëve.

Në emisionin “tre8tre” ka thënë se shteti duhet ta shikojë gjendjen e rëndë të pensionistëve.

Duke folur për shtetet e rajonit, ai ka thënë se pensionet rriten në bazë të shpenzimeve dhe çmimeve që rriten.

“Është mirë që pasardhësit po na nxjerrin nga kjo krizë”, ka thënë Kastrati, derisa ka folur për ndihmën e fëmijëve ndaj prindërve që kanë hyrë në fazën e pensionit.

“Ka forma të ndryshme që shteti mund të ndihmojë. Një prej tyre mund të jetë edhe kujdesi ditor, sepse ka pensionistë që kanë nevojë për socializim”, ka thënë ai.

Sipas tij, problemi nuk është vetëm i kësaj Qeverie por ka shtuar se është i kahmotshëm.

“Pensioni bazik nuk i plotëson interesat e as të një gjysmë dite. Ndihma prej 100 eurosh nga Qeveria nuk e di pse bëhet, ajo nuk refuzohet por nuk i realizon interesat tona as për së afërmi”, ka thënë ai.