---
description: Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Afrim Kasolli, ka thënë se partitë që në legjislaturën e fundit ishin në opozitë, janë ato që i kanë krijuar Lëvizjes Vetëve
title: "Kasolli për opozitën: I krijoi terren Kurtit, faktori kryesor që VV-ja ka marrë këtë rezultat"
image: https://resources.koha.net/images/2026/January/08/4eee018b-3a21-4eb0-a4bb-09b55e354de1.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Kasolli për opozitën: I krijoi terren Kurtit, faktori kryesor që VV-ja ka marrë këtë rezultat

- 8 janar 2026 23:18
- Shpërndaje në:

- 8 janar 2026 23:18
- Shpërndaje në:

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Afrim Kasolli, ka thënë se partitë që në legjislaturën e fundit ishin në opozitë, janë ato që i kanë krijuar Lëvizjes Vetëvendosje terren për fitoren e thellë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. 

Kasolli ka thënë se PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja me mosveprimin e tyre vitin e kaluar, i ka ofruar një avantazh të madh Vetëvendosjes dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti. 

“Me mosveprimin e tyre ata janë faktorë kryesorë që kanë ndikuar që VV-ja të ketë këtë rezultat spektakolar elektoral. Ndoshta ky rezultat ka qenë më tepër i papritshëm për Vetëvendosjen sesa për subjektet opozitare, pasi ato nuk kanë bërë gjë që të presin ndonjë rezultat tjetër”, tha Kasolli në “Interaktiv” të KTV-së. 

Kasolli ka thënë se gjatë ngërçit politik të vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje me Kurtin në krye krijoi një narracion se është viktimë politike “e komploteve për bllokadë politike të subjekteve opozitare bashkë me Listën Serbe”. 

“Ato opozitare tentonin të krijonin narracion për mungesë vullneti politik për kompromis nga ana e partisë fituese dhe se ajo po e mban peng vendin”, tha Kasolli. 

[Edhe ![Kasolli: Lidershipi i LDK-së po e shfajëson VV-në në rast se shkohet sërish në zgjedhje](https://resources.koha.net/images/2026/July/27/84a72d04-088e-43dd-b0b1-dbb29f262ac6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 27 kor 2026 Kasolli: Lidershipi i LDK-së po e shfajëson VV-në në rast se shkohet sërish në zgjedhje](https://www.koha.net/arberi/kasolli-lidershipi-i-ldk-se-po-e-shfajeson-vv-ne-ne-rast-se-shkohet-serish-ne-zgjedhje)

Por, ai shtoi se me kalimin e kohës u rrit presioni social dhe ekonomik, pasi ekzistonte rreziku vendi të mos ketë buxhet. 

“Në këtë drejtim Kurti e shfrytëzoi me mjeshtëri situatën, duke etiketuar subjektet opozitare si fajtore të bllokadës. Me mosveprimin e tyre, subjektet opozitare i krijuan atij terren të jashtëzakonshëm, të pastër politik, që Kurti të jetë lojtari i vetëm në skenë”, tha Kasolli. 

Vetëvendosje, bazuar me në rezultatet preeliminare të publikuara nga KQZ-ja, ka fituar zgjedhjet e 28 dhjetorit me mbi 51 për qind, duke vendosur rekord.   
 

---

**Kasolli: Nëse shkohet në zgjedhje duke mos u votuar Osmani për presidente, LDK-ja do të pësonte goditje të re**

Ish-deputeti Afrim Kasolli ka thënë se nëse lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e propozon Vjosa Osmanin për presidente edhe për një mandat, pa pasur paraprakisht diskutime me subjektet tjera politike, atëherë do të thotë se ai po provokon zgjedhje të reja të parakohshme. 

[Edhe ![Kasolli: Kosova rrezikon më shumë se krizën politikë nëse zvarritet formimi i institucioneve](https://resources.koha.net/images/2026/August/14/54e2d4db-d4e2-4b3f-8a43-3e79ef8846c4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 14 gus 2026 Kasolli: Kosova rrezikon më shumë se krizën politikë nëse zvarritet formimi i institucioneve](https://www.koha.net/arberi/kasolli-kosova-rrezikon-me-shume-se-krizen-politike-nese-zvarritet-formimi-i-institucioneve)

“Në këtë mënyrë i vetmi subjekt politik që do të ndodhej në pozitë të palakmueshme është LDK-ja. Nëse shkohet në zgjedhje duke mos u votuar Vjosa Osmani si kandidate nga Kuvendi i Kosovës, atëherë LDK-ja ka gjasa të pësojë edhe një goditje të re elektorale. Nëse kanë dëshmuar zgjedhjet një gjë, atëherë është se VV-ja një pjesë të madhe të votave i merr kryesisht nga trupi elektoral i LDK-së”, tha Kasolli në “Interaktiv” të KTV-së. 

Osmanit i skadon mandati në mars. Ajo më herët ka thënë se është e interesuar edhe për një mandat si presidente. 

[#Afrim Kasolli](https://www.koha.net/tag/afrim-kasolli) [#interaktiv](https://www.koha.net/tag/interaktiv)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kurti paralajmëron bisedime e analistët thonë se fati i Abdixhikut është i lidhur me to](https://resources.koha.net/images/2026/August/01/8278d724-e478-4c3a-9291-530d1df67615.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 gus 2026 Kurti paralajmëron bisedime e analistët thonë se fati i Abdixhikut është i lidhur me to](https://www.koha.net/arberi/kurti-paralajmeron-bisedime-e-analistet-thone-se-fati-i-abdixhikut-eshte-i-lidhur-me-to)
- [![Analistët ftojnë LVV-në ta shqyrtojë mundësinë për marrëveshje edhe me PDK-në](https://resources.koha.net/images/2026/July/20/87d92e1c-58c6-4103-aa1c-6dbd9eec8679.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 20 kor 2026 Analistët ftojnë LVV-në ta shqyrtojë mundësinë për marrëveshje edhe me PDK-në](https://www.koha.net/arberi/analistet-ftojne-lvv-ne-ta-shqyrtoje-mundesine-per-marreveshje-edhe-me-pdk-ne)
- [![Heshtja e të pakënaqurve të LDK-së, “pasiguri” për marrëveshje me VV-në](https://resources.koha.net/images/2026/July/11/44755640-9010-4d0f-82f9-1c0023ceb7f3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 11 kor 2026 Heshtja e të pakënaqurve të LDK-së, “pasiguri” për marrëveshje me VV-në](https://www.koha.net/arberi/heshtja-e-te-pakenaqurve-te-ldk-se-pasiguri-per-marreveshje-me-vv-ne)

[Tech.]() [Italia gjobit Metan me 805 milionë euro](https://www.koha.net/tech/italia-gjobit-metan-me-805-milione-euro)

[Futboll.]() [Kosova 0:0 Izraeli – notat e futbollistëve, kush ishte më i miri?](https://www.koha.net/futboll/kosova-00-izraeli-notat-e-futbollisteve-kush-ishte-me-i-miri)

[Futboll.]() [Selektori i Izraelit: Barazimi ishte rezultat real](https://www.koha.net/futboll/selektori-i-izraelit-barazimi-ishte-rezultat-real)

[Luftarake.]() [Akili me super-Ippon, fiton të bronztën në Zagreb](https://www.koha.net/luftarake/akili-me-super-ippon-fiton-te-bronzten-ne-zagreb)

[Futboll.]() [Kamberi: Jam krenar që luaj për Kosovën](https://www.koha.net/futboll/kamberi-jam-krenar-qe-luaj-per-kosoven)

[Futboll.]() [Asllani: Synojmë fitoren ndaj Irlandës](https://www.koha.net/futboll/asllani-synojme-fitoren-ndaj-irlandes)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kasolli për opozitën: I krijoi terren Kurtit, faktori kryesor që VV-ja ka marrë këtë rezultat","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/kasolli-per-opoziten-i-krijuan-terren-kurtit-faktori-kryesor-qe-vv-ja-ka-marre-kete-rezultat","datePublished":"2026-01-08T23:18:34+01:00","dateModified":"2026-07-11T10:45:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":484,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Afrim Kasolli, ka thënë se partitë që në legjislaturën e fundit ishin në opozitë, janë ato që i kanë krijuar Lëvizjes Vetëve","url":"https://www.koha.net/arberi/kasolli-per-opoziten-i-krijuan-terren-kurtit-faktori-kryesor-qe-vv-ja-ka-marre-kete-rezultat","keywords":"Afrim Kasolli, interaktiv","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/January/08/4eee018b-3a21-4eb0-a4bb-09b55e354de1.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
