Afrim Kasolli, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Kosova rrezikon më shumë se krizën politike, në rast se nuk bëhet një zgjidhje e shpejtë për formim të institucioneve. Sipas tij, Kosova do të mund të futet në një krizë kushtetuese/juridike.
Në “Interaktiv” të KTV-së, ai ka thënë se tashmë është kontestues edhe çështja e konstituimit të Kuvendit, edhe roli i Albulena Haxhiut si ushtruese e detyrës së presidentit, mandati i saj, por në fund nëse zvarriten proceset vitin e ardhshëm ka rrezik edhe për kuorum të Gjykatës Kushtetuese pasi disa gjyqtarëve të saj u kalon mandati.
“Kosova vazhdon të ketë krizë më të thellë – atë të dimensionit kushtetues/juridik”, ka thënë ai të premten, tek ka komentuar përplasjet politike mes partive në Kuvend për çështjen e konstituimit para apo pas marrëveshjes për presidentin.
Duke i komentuar zhvillimet e fundit sa i përket tërheqjes së Lidhjes Demokratike nga kërkesa për president partiak, Kasolli ka thënë se “ky ndryshim ka qenë i befasishëm”.
Ai ka thënë se LDK-ja “me lehtësi e sakrifikoi pozicionin që deri tash ishte mollë sherri në negociatat me VV-në”.
aussi
Abdixhiku cherche un accord pour une présidence consensuelle
Sipas tij, LDK-ja dhe Lumir Abdixhiku nga fillimi janë gjendur mes dy anktheve politike – atë të krizës së brendshme dhe zgjedhjeve të reja parlamentare, por edhe mosbesimit se VV-ja mund të ketë taktika për të prishur më vonë marrëveshjen.
Ai ka vlerësuar se me pozicionin aktual, që të zgjidhet një president konsensual, LDK-ja është afruar me VV-në në këtë pikë, por është larguar në atë se paraprakisht kërkon seancën konstituive.
Kasolli ka thënë se nuk pret që PDK-ja e Aleanca të marrin pjesë në takimin e ftuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu për të martën.
Ai po ashtu ka thënë se kërkesat e opozitës që të konstituohet sa më shpejt Kuvendi, po bëhen edhe për të shmangur “zgjedhjet në kohën e diasporës, sipas skenarit të Kurtit”.
Megjithatë, Kasolli ka thënë se edhe po që se ka zgjedhje të reja, pragu i kërkuar nga Vetëvendosje “60 për qind” është i paarritshëm për këtë subjekt.
aussi
Coalitions possibles et surprises prévues après les élections du 28 décembre
Vendredi dernier était la date limite fixée par la Cour constitutionnelle pour la constitution de la onzième législature. Les députés ont prêté serment, mais au moment de proposer le président du Parlement, Kurti a pris la parole et a justifié son refus de le faire par l'absence d'accord avec les partis politiques concernant la présidence. Selon lui, l'Assemblée ne peut être constituée sans cet accord, faute de quoi le délai de 60 jours pour l'élection présidentielle serait dépassé et de nouvelles élections anticipées seraient imposées.
Deri tash Kurti ka negociuar vetëm me LDK-në, ndërsa PDK-ja e AAK-ja kanë refuzuar. Të enjten LDK-ja hoqi dorë nga kërkesa e saj për president, duke thënë se pranon president konsensual vetëm që të shmangen zgjedhjet. Kurti mirëpriti qëndrimin e ri të LDK-së, teksa të premten Haxhiu i ka ftuar për javën tjetër liderët për konsulta.