Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka deklaruar se hedhja e vezëve ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ishte një aksion spontan dhe simbolik, duke mohuar se pas këtij veprimi ka pasur ndonjë skenar apo organizim tjetër politik.
Kadrijaj në një konferencë për shtyp të Aleancës ka thënë se veprimi i saj kishte për qëllim të kërkonte respektimin e Kushtetutës dhe e cilësoi si “manipulim” përdorimin e këtij rasti nga Lëvizja Vetëvendosje si arsye për mospjesëmarrje në seancën konstituive.
“Aksioni im ka qenë krejt spontan. Nëse atë ditë do të kishte ndodhur konstituimi i Kuvendit, nuk ka pasur gjuajtje me vezë. S’ka pasur skenar tjetër, s’ka pasur organizim tjetër. Kjo është një manipulim i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe kjo nuk është arsyeja sepse s’ka pasur. Unë e kam marrë një aksion simbolik, me kushtin që ky njeri të respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. S’ka pasur skenar tjetër. Thashë: manipulim, edhe po e shfrytëzojnë këtë manipulim për mos-hyrjen në seancë”, tha ajo.
Kadrijaj pati hedhur vezë në drejtim të Kurtit sapo ai kërkoi edhe një afat shtesë për konstituim të Kuvendit, me arsyetimin për negociata me partitë politike për marrëveshje për presidentin.
Sipas Kurtit, po që se nuk ka marrëveshje për presidentin, formimi i Kuvendit dhe Qeverisë nuk i shmang zgjedhjet.
Partitë opozitare megjithatë kanë kërkuar në vazhdimësi konstituimin, sidomos pasi tashmë ka kaluar afati kushtetues prej certifikimit të rezultateve.
-
Kadrijaj exige le retrait du livre de Shkëlzen Gashi sur les massacres au Kosovo
-
Kadrijaj : La saga de l'isolement du pays est terminée
-
Kadrijaj affirme qu'ils ne voteront pour aucun candidat à la vice-présidence issu de la communauté serbe
-
Kadrijaj : Je ne crois pas non plus que le vice-président sera élu aujourd'hui
-
Kadrijaj : VV propose délibérément des personnalités qui ne sont pas élues