---
description: Gazetari dhe autori britanik Tim Judah u shpreh se konfliktet e papërfunduara, si ai ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk janë thjesht çështje kohe, por varen drej
title: "Judah: Konfliktet e papërfunduara nuk zhduken, por presin ndryshimin e rrethanave globale"
image: https://resources.koha.net/images/2025/December/21/2ef178b2-ae4b-4ca5-81f3-32acd05c6ad7.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Judah: Konfliktet e papërfunduara nuk zhduken, por presin ndryshimin e rrethanave globale

![Tim Judah](https://resources.koha.net/images/2025/December/21/2ef178b2-ae4b-4ca5-81f3-32acd05c6ad7.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 21 dhjetor 2025 20:52
- Shpërndaje në:

- 21 dhjetor 2025 20:52
- Shpërndaje në:

Gazetari dhe autori britanik Tim Judah u shpreh se konfliktet e papërfunduara, si ai ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk janë thjesht çështje kohe, por varen drejtpërdrejt nga raportet e fuqisë dhe konteksti ndërkombëtar. Në një bashkëbisedim në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, Judah theksoi se ideja se “nuk ka zgjidhje ushtarake” është shpesh një mit.

Sipas tij, në shumë konflikte ka pasur zgjidhje ushtarake të qarta, ku njëra palë ka triumfuar, si në rastin e Kroacisë dhe Sllovenisë në luftërat e ish-Jugosllavisë. Ndërsa në Bosnje dhe Kosovë, siç tha Judah, luftërat nuk përfunduan në mënyrë përfundimtare, duke lënë hapësirë për interpretime, mite politike dhe tensione të vazhdueshme.

Judah vlerësoi se marrëveshja e vitit 1999 për tërheqjen e forcave serbe nga Kosova ishte formale dhe teknike, por jo përfundimtare në kuptimin politik dhe shoqëror, pasi prania serbe dhe statusi i pazgjidhur krijuan një realitet të dyfishtë, të sanksionuar më pas edhe nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai paralajmëroi se në Serbi, por edhe në Rusi, ekziston një mënyrë të menduari që mbështetet në atë që quhet “durim strategjik” – ideja se situatat aktuale nuk janë përfundimtare dhe se rrethanat ndërkombëtare mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. Judah solli si shembull Nagorno-Karabakhun, ku pas më shumë se tre dekadash ‘status quoje’, ndryshimi i balancave demografike, ekonomike dhe ushtarake çoi në dëbimin e armenëve nga territori.

Sipas Judahit, ky precedent ushqen bindjen te disa qarqe në Serbi se edhe realiteti i sotëm në Kosovë mund të mos jetë i përhershëm. Ai theksoi se rreziku për sigurinë mbetet, jo për shkak të kapaciteteve aktuale ushtarake të Serbisë, por për shkak të mundësisë së ndryshimit të thellë të rendit ndërkombëtar.

[Edhe ![Judah për rënien e lindshmërisë: Në Britani ndodhi për 150 vjet, në Kosovë për dy breza](https://resources.koha.net/images/2025/December/21/f8bc78c6-0236-487a-88e0-7fba07bf080c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 dhj 2025 Judah për rënien e lindshmërisë: Në Britani ndodhi për 150 vjet, në Kosovë për dy breza](https://www.koha.net/arberi/judah-per-renien-e-lindshmerise-ne-britani-ndodhi-per-150-vjet-ne-kosove-per-dy-breza)

Në këtë kontekst, Judah vuri në dukje rolin vendimtar të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara në sigurinë e Kosovës, duke paralajmëruar se një dobësim i aleancës apo një ndryshim rrënjësor i politikës amerikane do të sillte pasoja të paparashikueshme. Ai ka thënë se ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 ishte produkt i një ideologjie që besonte në “të drejtën për të mbrojtur”, një qasje që sot, sipas tij, është zbehur ndjeshëm.

“Ne sot jetojmë në një botë tjetër”, tha ai.  
 

****

[Lexo përditësimet tjera![Tim Judah](https://resources.koha.net/images/2025/December/21/70e20b14-e5d3-4e7f-ac3c-d4f2742e870c.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Tim Judah në PIKË me Veton Surroin</h4>Në episodin e 36-të të podcastit PIKË me publicistin Veton Surroi, i ftuar është gazetari dhe...](https://www.koha.net/arberi/tim-judah-ne-pike-me-veton-surroin)

[#Tim Judah](https://www.koha.net/tag/tim-judah) [#Podcasti "Pikë" me Veton Surroin](https://www.koha.net/tag/podcasti-pike-me-veton-surroin) [#Veton Surroi](https://www.koha.net/tag/veton-surroi)

Artikuj të ngjashëm

- [![Judah: Në Ukrainë po rishkruhet mënyra se si zhvillohen luftërat moderne](https://resources.koha.net/images/2025/December/21/20ef03e9-67df-4f68-a121-2d125d892941.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 dhj 2025 Judah: Në Ukrainë po rishkruhet mënyra se si zhvillohen luftërat moderne](https://www.koha.net/arberi/judah-ne-ukraine-po-rishkruhet-menyra-se-si-zhvillohen-lufterat-moderne)
- [![Surroi: Jetojmë në një zonë luftërash dhe shtetesh të papërfunduara](https://resources.koha.net/images/2026/May/17/a7cd667e-0c97-473b-bb0d-9acb80e19a85.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 maj 2026 Surroi: Jetojmë në një zonë luftërash dhe shtetesh të papërfunduara](https://www.koha.net/arberi/surroi-jetojme-ne-nje-zone-lufterash-dhe-shtetesh-te-paperfunduara)
- [![Kosovarët, evropianët e rinj që nuk po ripërtërihen](https://resources.koha.net/images/2025/December/21/b1d7fab5-260c-4864-9bde-53ef4609db4f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 22 dhj 2025 Kosovarët, evropianët e rinj që nuk po ripërtërihen](https://www.koha.net/arberi/kosovaret-evropianet-e-rinj-qe-nuk-po-riperterihen)
- [![Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafir Tim Judah](https://resources.koha.net/images/2025/December/19/ba347eea-1f9c-40d7-8657-971c427d9027.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) PIKË me Veton Surroin 21 dhj 2025 Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafir Tim Judah](https://www.koha.net/pike-me-veton-surroin/sonte-pike-me-veton-surroin-mysafir-tim-judah)

[Kronikë.]() [Një i lënduar nga vetaksident në autostradën Mazgit–Trudë](https://www.koha.net/kronike/nje-i-lenduar-nga-vetaksident-ne-autostraden-mazgit-trude)

[Futboll.]() [Rashica, “arma” e Kosovës ndaj Izraelit](https://www.koha.net/futboll/rashica-arma-e-kosoves-ndaj-izraelit)

[Shtojca për Kulturë.]() [Anton Antonovichi i Prishtinës](https://www.koha.net/shtojca-kulture/anton-antonovichi-i-prishtines)

[Arbëri.]() [Nxirret një veturë nga liqeni i Ujmanit, kishte rënë në rrethana të paqarta vitin e kaluar](https://www.koha.net/arberi/nxirret-nje-veture-nga-liqeni-i-ujmanit-kishte-rene-ne-rrethana-te-paqarta-vitin-e-kaluar)

[Luftarake.]() [Taekwondistja kosovare ndalet në luftën e parë në Olimpiadën për të rinj](https://www.koha.net/luftarake/taekwondistja-kosovare-ndalet-ne-luften-e-pare-ne-olimpiaden-per-te-rinj)

[Luftarake.]() [Provokoi shikuesit, boksieri rrihet nga persona të shumtë](https://www.koha.net/luftarake/provokoi-shikuesit-boksier-rrihet-nga-persona-te-shumte)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Judah: Konfliktet e papërfunduara nuk zhduken, por presin ndryshimin e rrethanave globale","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/judah-konfliktet-e-paperfunduara-nuk-zhduken-por-presin-ndryshimin-e-rrethanave-globale","datePublished":"2025-12-21T20:52:13+01:00","dateModified":"2026-07-10T18:45:06+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":413,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Gazetari dhe autori britanik Tim Judah u shpreh se konfliktet e papërfunduara, si ai ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk janë thjesht çështje kohe, por varen drej","url":"https://www.koha.net/arberi/judah-konfliktet-e-paperfunduara-nuk-zhduken-por-presin-ndryshimin-e-rrethanave-globale","keywords":"Tim Judah, Podcasti \"Pikë\" me Veton Surroin, Veton Surroi","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/December/21/2ef178b2-ae4b-4ca5-81f3-32acd05c6ad7.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
