Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Hyseni : L'élection du président Shiroka-Pula est constitutionnelle

Flamur Hyséni

Profesori i së drejtës, Flamur Hyseni, ka thënë se zgjedhja e presidentes Justina Shiroka-Pula është kushtetuese.

Procedura për zgjedhjen e saj nisi në minutat e fundit të 6 tetorit, që qe edhe afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e presidentit. Procesi zgjati për pak minuta edhe më 7 tetor. 

Hyseni duke iu referuar dy aktgjykimeve të Kushtetuese ka thënë se ato janë nxjerrë mbi bazën e një gjendjeje të caktuar faktike dhe kushtetuese por pas kësaj është nxjerrë një fakt i ri kushtetues: më 6 tetor ka filluar procedura për zgjedhjes e Presidentes por edhe ka përfunduar suksesshëm.

“Nëse procedura ka filluar më 6 tetor, atëherë, nga pikëpamja e teorisë të së drejtës, është krijuar një fakt juridik që duhet të vlerësohet sipas normës kushtetuese në fuqi. Ky fakt nuk mund të trajtohet sikur nuk ka ndodhur vetëm për shkak se një aktgjykim i mëparshëm është mbështetur në një gjendje tjetër faktike. Edhe nëse Aktgjykimi KO256/26 dhe KO258/26 merret si pikë referimi, mbetet me rëndësi fakti se procedura ka filluar më 6 tetor, brenda datës së përcaktuar nga Gjykata”, ka thënë profesori Hyseni.

Sipas Hysenit, neni 82.1.3 e lidh afatin prej 60 ditësh me fillimin e procedurës së zgjedhjes së Presidentit, ndërsa neni 86 përcakton procedurën e zgjedhjes.

“Neni 82.1.3 e lidh afatin prej 60 ditësh me fillimin e procedurës së zgjedhjes së Presidentit, ndërsa neni 86 përcakton procedurën e zgjedhjes. Këto norma nuk janë ndryshuar dhe as nuk kanë pushuar së vlejturi. Prandaj, fakti i ri kushtetues duhet të vlerësohet para së gjithash sipas Kushtetutës. Në aspektin e së drejtës, veçanërisht të së drejtës kushtetuese, duhet dalluar norma nga interpretimi dhe norma nga fakti”, ka shkruar mes tjerash Hyseni.