Sipas analistit Erblin Hoxha, do të ishte shumë e rëndë për Kosovën mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në nëntor për shkak të situatës që po zhvillohet pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.
Hoxha ka thënë se nuk sheh zgjidhje racionale për çështjen e presidentit dhe ikjes nga zgjedhjet e reja për shkak të, siç ka thënë ai, qëndrimeve të kundërta të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai ka theksuar se si LVV ashtu edhe PDK po e shfrytëzojnë momentumin për lojë politike.
“Prej dy anëve është duke e shfrytëzuar ky momentum për lojë politike, cili me zgjidhë ose tejkalu këtë problemin e qeverisjes dhe institucioneve. Për LVV-në duket se është momentum i mirë që nëse duan me dhënë diçka, duhet edhe me marrë diçka. Për PDK-në duket që ky është momenti kur ne mund të kushtëzojmë me një veprim të tillë që potencialisht na sjell një votë. Duket se dy partitë po e testojnë më shumë njëra-tjetrën sesa që njëmend e kanë për qëllim me marrë një veprim”, u shpreh ai në Interaktiv.
Hoxha e ka vlerësuar të gabuar kushtëzimin e PDK-së për bisedimet për presidentin me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
“Nuk e shoh që një zgjidhje racionale do të mund të ndodhte kur nga tani pozicionet janë radikalisht të kundërta dhe radikalisht të palëkundshme. E kuptoj logjikën e kushtëzimeve racionale, por në këtë pikë po diskutojmë për historinë tonë, pra kushtëzimet me luftën e UCK-së dhe mënyrën si e trajtojmë një padrejtësi... sepse dëmi që është bë do të na kushtojë 20 vjet diplomaci pa marrë parasysh vendimin e Apelit”.
Hoxha e sheh situatën më të komplikuar për shkak të kushtëzimit të PDK-së, pasi ka thënë se ky kushtëzim është lidhur me një çështje që nuk ka fare lidhje me zgjedhjen e presidentit.
“Duket që tash është komplikuar gjendja më shumë për shkak që janë dy çështje që janë ndërthurur, nuk është vetëm çështja e krijimit të institucioneve por kjo çështje ditëve të fundit po ndërlidhet me disa kushtëzime që janë çështje totalisht të ndara. Vendimi i Gjykatës Speciale e ka përkeqësuar situatën që secila parti të marrë pozicione të qarta dhe kemi pa PDK-në që kushtëzon uljen në tavolinë me votim të një projektligji për ndryshim të Ligjit për Specialen. Është pak paradoks në vete, nëse e duam vendin dhe duam të luftojmë, na duhen institucione të forta dhe të bashkuara”, përfundoi Hoxha.
Shtatë ditë para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, dy partitë më të mëdha politike nuk po pajtohen për renditjen e veprimeve që duhet të ndërmerren. PDK-ja kërkon që fillimisht të miratohen ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa në LVV theksojnë se prioritet është arritja e një marrëveshjeje për presidentin, për të shmangur zgjedhjet e reja.
Si aucun président n'est élu d'ici le 6 octobre, l'Assemblée est dissoute et le pays organise des élections qui, au plus tard, devraient se tenir à la mi-novembre.