Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Hoti affirme que le nouveau président est confronté à des défis majeurs, allant des relations avec les États-Unis au dialogue avec la Serbie.

Avdallah Hoti

Photo de : Driton Pacharada

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se, ndonëse janë shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme, Kosovën e presin zhvillime të rëndësishme politike dhe institucionale, në të cilat presidentja e re do të ketë rol kyç.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka renditur tetë çështje që, sipas tij, kërkojnë angazhim të drejtpërdrejtë të presidentes, duke përfshirë proceset në Dhomat e Specializuara në Hagë, raportet me Shtetet e Bashkuara, dialogun me Serbinë dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

Hoti ka theksuar se Kosova ka nevojë për një strategji të fuqishme diplomatike, veçanërisht në raport me proceset gjyqësore në Hagë, duke vlerësuar se çështja është më komplekse sesa është paraqitur në opinionin publik, si në aspektin ligjor e kushtetues, ashtu edhe në atë diplomatik.

“Para së gjithash, Kosova ka nevojë për një strategji të fuqishme diplomatike, në kuadër të së cilës roli i Presidentes është kyç, pasi ajo përfaqëson unitetin e popullit dhe është kreu i shtetit”, ka shtuar ai. 
Hoti ka ngritur si cështje edhe procesin e njohjeve dhe anëtarësimeve të reja të Kosovës, që sipas tij ka ngecur, ndërsa raportet me aleatët kryesorë, sipas tij, janë zbehur gjatë viteve të fundit.

Ai ka përmendur gjithashtu pezullimin e dialogut strategjik me SHBA-në dhe atë që e cilëson si neglizhencë të Marrëveshjes së Uashingtonit të shtatorit 2020 nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Rinisja e dialogut strategjik dhe kthimi me vendosmëri te Marrëveshja e Uashingtonit janë dy hapat e parë drejt rivendosjes së partneritetit të ngushtë Kosovë-SHBA”, ka shkruar Hoti. 

Deputeti i LDK-së ka kritikuar edhe drejtimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit e kanë vendosur Kosovën në një pozitë të pafavorshme.

Ai ka pretenduar se kryeministri Albin Kurti dhe partnerët e tij qeverisës kanë neglizhuar parimet e dakorduara ndërkombëtarisht në vitin 2020, të cilat, sipas Hotit, parashihnin që dialogu të përqendrohej në një marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke.

Sa i përket integrimit evropian, Hoti ka vlerësuar se procesi është penguar nga kushtëzimet që lidhen me zbatimin e marrëveshjeve të dialogut me Serbinë. 

Hoti ka ngritur shqetësime edhe për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, duke pretenduar se disa prej zhvillimeve të viteve të fundit janë të motivuara politikisht.

Hoti ka thënë se presidentja e re duhet të luajë rol në mbrojtjen e pavarësisë së sistemit të drejtësisë nga presionet e ekzekutivit dhe të shumicës parlamentare.

Ai ka ngritur gjithashtu çështjen e funksionimit kushtetues të institucioneve, duke kritikuar veprimet e shumicës qeverisëse gjatë viteve 2025 dhe 2026 dhe duke përmendur moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues.

Sipas Hotit, presidentja duhet t'i shqyrtojë me kujdes ligjet e miratuara nga Kuvendi para nënshkrimit të tyre dhe ta shfrytëzojë të drejtën për t'i kthyer ato në Kuvend kur vlerëson se ka shkelje kushtetuese.

Ai ka kritikuar edhe emërimet që i cilëson joprofesionale, mungesën e masave pas skandaleve të diplomatëve dhe moszgjerimin e rrjetit diplomatik të vendit.

Sipas tij, diplomatët kosovarë nuk kanë marrë objektiva të qarta nga institucionet në Prishtinë, ndërsa diplomacia ekonomike dhe kulturore nuk ka shënuar rezultate të mjaftueshme.