---
description: Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, e ka quajtur tragjikomike deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, se në Kosovë “janë shkatërruar 900 banda kriminale pë
title: Hoti e quan tragjikomike deklaratën e Osmanit për “shkatërrim të 900 bandave”
image: https://resources.koha.net/images/2022/October/20/Avdullah_Hoti-MEF-Intervista-Koha_Ditore-Qeverine-Kosoves-Prishtine-15-07-2015-dp_215462023571666270055.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Hoti e quan tragjikomike deklaratën e Osmanit për “shkatërrim të 900 bandave”

![Avdullah Hoti](https://resources.koha.net/images/2022/October/20/Avdullah_Hoti-MEF-Intervista-Koha_Ditore-Qeverine-Kosoves-Prishtine-15-07-2015-dp_215462023571666270055.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Arkiv

- 17 nëntor 2025 15:12
- Shpërndaje në:

- 17 nëntor 2025 15:12
- Shpërndaje në:

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, e ka quajtur tragjikomike deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, se në Kosovë “janë shkatërruar 900 banda kriminale për pesë vjet”. 

Hoti në një reagim në Fecebook, ndaj deklaratës së Osmanit dhënë për Politico, ka thënë se kjo i jep botës mesazh të rrem se Kosova është zhytur në krim të organizuar. 

“’900 banda kriminale të shkatërruara’ nuk është vetëm një statistikë e rreme, por është autogol diplomatik që i bëhet Kosovës. Kjo nuk tregon sukses, por i jep botës mesazhin e rremë se Kosova është e zhytur në krim të organizuar. Deklarata të tilla tragjikomike e ulin kredibilitetin e Kosovës dhe e dëmtojnë imazhin, duke e vendosur në listë me vendet problematike të botës”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai e ka akuzuar Osmanin se po i shërben kryeministrit në detyrë Albin Kurti. 

“Kosova ka nevojë për lidership dinjitoz, serioz dhe të përgjegjshëm. Sigurisht se ky i fundit nuk është rasti i vetëm. Dëmi po mbetet, pavarësisht sqarimit, që po e dëshmon mungesën e seriozitetit. Kështu ndodh kur tentohet të përdoret çdo medium, në vend e jashtë, për t’i shërbyer partnerit të saj në krye të qeverisë”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij Osmani nuk po merret me detyrat e saj.

“Detyrë e saj është të merret me ndërprerjen të partneritetit strategjik me SHBA, me sanksionet nga BE, me funksionimin joligjor të qeverisë, me emërimin e kryeprokurorit e raste të tjera. Këto i ka harruar. Fundi po vjen, asnjë rezultat, vetëm shërbim me devotshmëri në agjendën shtetrrënuese të partnerit të saj”.

[Edhe ![Presidentja kritikohet për deklaratën se në Kosovë u shpartalluan mbi 900 banda](https://resources.koha.net/images/2025/November/17/82261aa8-4858-40e7-87e4-4e70c665d057.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 17 nën 2025 Presidentja kritikohet për deklaratën se në Kosovë u shpartalluan mbi 900 banda](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/900-banda-te-shpartalluara-opozita-kritikon-deklaraten-e-osmanit)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për mediumin “Politico” nga Berlini, ka thënë se gjatë 5 vjetëve të fundit në Kosovë janë çmontuar mbi 900 banda kriminale, dhe është këputur zinxhiri që quhej “Mafia e Ballkanit”. Ajo ka thënë se më në Kosovë nuk ka banda kriminale.

Pas reagimeve ndaj deklartës së saj, Osmani ka thënë se ka qenë e paqëllimshme.

Të hënën në një deklarim për media, ajo ka theksuar se gjatë intervistës e ka pasur fjalën për numrin e rasteve ku bandat serbe kanë qenë të përfshira, të cilat, sipas saj, arrijnë në qindra.

[#Avdullah Hoti](https://www.koha.net/tag/avdullah-hoti) [#vjosa osmani](https://www.koha.net/tag/vjosa-osmani) [#bandat kriminale](https://www.koha.net/tag/bandat-kriminale)

Artikuj të ngjashëm

- [![“Çmontimi i mbi 900 bandave gjatë 5 vjetëve të fundit”, reagime ndaj Osmanit, Presidenca del me sqarim](https://resources.koha.net/images/2025/November/16/31a7bf40-9fb3-48d2-a821-3f77a59549b7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 nën 2025 “Çmontimi i mbi 900 bandave gjatë 5 vjetëve të fundit”, reagime ndaj Osmanit, Presidenca del me sqarim](https://www.koha.net/arberi/cmontimi-i-mbi-900-bandave-gjate-5-vjeteve-te-fundit-reagime-ndaj-osmanit-presidenca-del-me-sqarim)
- [![Presidenca për deklaratën e Osmanit për “900 banda kriminale”: Bëhet fjalë për raste, jo numër bandash](https://resources.koha.net/images/2025/November/16/31a7bf40-9fb3-48d2-a821-3f77a59549b7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 nën 2025 Presidenca për deklaratën e Osmanit për “900 banda kriminale”: Bëhet fjalë për raste, jo numër bandash](https://www.koha.net/arberi/presidenca-per-deklaraten-e-osmanit-per-900-banda-kriminale-behet-fjale-per-raste-jo-numer-bandash)
- [![Osmani sqaron deklarimin për çmontimin e 900 bandave: Gabimi ishte i paqëllimshëm](https://resources.koha.net/images/2025/November/17/82261aa8-4858-40e7-87e4-4e70c665d057.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 nën 2025 Osmani sqaron deklarimin për çmontimin e 900 bandave: Gabimi ishte i paqëllimshëm](https://www.koha.net/arberi/osmani-sqaron-deklarimin-per-cmontimin-e-900-bandave-gabimi-ishte-i-paqellimshem)
- [![Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent për Kosovën sesa integrimi evropian](https://resources.koha.net/images/2025/November/16/7f8d8f10-8186-4942-9ede-29638ac3338d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 nën 2025 Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent për Kosovën sesa integrimi evropian](https://www.koha.net/arberi/osmani-anetaresimi-ne-nato-me-urgjente-per-kosoven-sesa-integrimi-evropian)

[Futboll.]() [Frokaj shënon gol në fitoren ndaj Luganos](https://www.koha.net/futboll/frokaj-shenon-gol-ne-fitoren-ndaj-luganos)

[Botë.]() [Përplasen dy trena në Egjipt, të paktën katër të vdekur](https://www.koha.net/bote/perplasen-dy-trena-ne-egjipt-te-pakten-kater-te-vdekur)

[Futboll.]() [Muriqi zëvendësues në fitoren e Fenerbahçes](https://www.koha.net/futboll/muriqi-zevendesues-ne-fitoren-e-fenerbahces)

[Kronikë.]() [Një i lënduar nga vetaksident në autostradën Mazgit–Trudë](https://www.koha.net/kronike/nje-i-lenduar-nga-vetaksident-ne-autostraden-mazgit-trude)

[Futboll.]() [Rashica, “arma” e Kosovës ndaj Izraelit](https://www.koha.net/futboll/rashica-arma-e-kosoves-ndaj-izraelit)

[Shtojca për Kulturë.]() [Anton Antonovichi i Prishtinës](https://www.koha.net/shtojca-kulture/anton-antonovichi-i-prishtines)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Hoti e quan tragjikomike deklaratën e Osmanit për “shkatërrim të 900 bandave”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/hoti-e-quan-tragjikomike-deklaraten-e-osmanit-per-shkaterrim-te-900-bandave","datePublished":"2025-11-17T15:12:26+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:30:06+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":404,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, e ka quajtur tragjikomike deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, se në Kosovë “janë shkatërruar 900 banda kriminale pë","url":"https://www.koha.net/arberi/hoti-e-quan-tragjikomike-deklaraten-e-osmanit-per-shkaterrim-te-900-bandave","keywords":"Avdullah Hoti, vjosa osmani, bandat kriminale","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2022/October/20/Avdullah_Hoti-MEF-Intervista-Koha_Ditore-Qeverine-Kosoves-Prishtine-15-07-2015-dp_215462023571666270055.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
