Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Haxhiu remet le décret de citoyenneté à Joe et Shirley DioGuardi

Haxhiu et DioGuardet

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ua ka dorëzuar dekretin e shtetësisë së Kosovës, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit.

Ceremonia e dorëzimit të dekretit të shtetësisë ndodhi në zyrën e Presidencës.

Joe DioGuardi, ish-kongresist amerikan dhe ish-kreu i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, është konsideruar një nga miqtë e mëdhenj të Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Edhe Shirley Cloyes DioGuardi ka qenë vite të tëra aktive në promovimin e çështjes së Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas dorëzimit të këtij dekreti, Haxhiu i ka uruar ata për shtetësinë e re. 

“Për mua është nder i veçantë t’ua uroj shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe t’ju them mirësevini në mesin e qytetarëve të saj, mirësevini në shtetin tuaj të dytë, në Republikën e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.