Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Haxhiu : C'est au tour des citoyens de la vallée de s'unir pour soutenir la coalition albanaise.

Albulena Haxhiu

Photo de : Driton Pacharada

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që të dalin të dielën në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe ta mbështesin listën e përbashkët të partive shqiptare, “Koalicionin Shqiptar”, me numër 17.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Haxhiu e ka cilësuar ditë të rëndësishme për Luginën ditën e zgjedhjeve, duke thënë se partitë shqiptare tashmë e kanë bërë hapin e tyre duke u bashkuar në një listë të vetme, ndërsa tani u takon qytetarëve ta mbështesin këtë bashkim përmes votës.

“Partitë shqiptare atje tashmë e kanë bërë punën e tyre, duke vendosur të garojnë bashkë, me një listë të vetme, ‘Koalicioni Shqiptar’. Tani është radha e qytetarëve në Luginë ta mbështesin fuqishëm këtë bashkim”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se Kosova i përcjell me vëmendje të veçantë zhvillimet në Luginë dhe se përfaqësimi politik i shqiptarëve, mbrojtja e të drejtave të tyre dhe ngritja e zërit kundër padrejtësive mbeten çështje të rëndësishme.

Haxhiu u ka bërë thirrje edhe shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Kosovë, por që kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, të udhëtojnë drejt Luginës për të marrë pjesë në votim.

“Prandaj, i ftoj të gjithë shqiptarët e Luginës që nesër të dalin e ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Edhe ata që jetojnë e punojnë në Kosovë dhe kanë të drejtë vote, i inkurajoj të udhëtojnë për atje e të marrin pjesë në këto zgjedhje”, ka thënë ajo.

Partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi me një listë të përbashkët, të emërtuar “Koalicioni Shqiptar”.

Bashkimi i partive shqiptare në një listë të vetme ka rëndësi për përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Serbisë, i cili ka 250 ulëse. Në vitin 2020, partitë shqiptare të Luginës u bashkuan për herë të parë në një listë të përbashkët, duke siguruar tri ulëse në parlament. Në vitet kur partitë nuk kanë garuar të bashkuara, përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet qendrore të Serbisë është lidhur kryesisht me deputetin Shaip Kamberi.