Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Haradinaj appelle à une opposition unie contre le gouvernement de Kurti

est

Photo de : Driton Pacharada

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje partive opozitare që të bëhen bashkë ndaj qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti. 

Siç ka theksuar ai, nevojitet opozitë “e vërtetë” kundër Kurtit. 

“Lirinë tonë e mbrojmë duke bërë opozitë të vërtetë. Duhet të bashkohemi kundër kësaj qeverisje të Kurti, kundër korrupsionit të këtij njeriu, kundër krejt përçarjes që ia bënë këtij vendi. Ju ftoj të bashkohemi po ashtu me i bo opozitë të vërtetë qeverisjes Kurti”, ka thënë ai në seancën plenare. 

Haradinaj ka shtuar se mbështet çdo veprim që i përkrah ish-krerët e UÇK-së derisa vendimet e Qeverisë lidhur me çështjen në Gjykatën Speciale i quajti të vona. 

“Siguria e jonë kombëtare buron nga sakrifica për liri, buron nga UÇK. Po të mos ishte UÇK s’do të ishim të lirë. Siguria jonë kombëtare buron nga aleancat me SHBA dhe NATO... Nëse nuk e mbrojmë aleancën me Amerikën dhe NATO prapë rrezikojmë sigurinë tonë kombëtare. Lehtë është me pa çka bëjnë armiqtë, kurrë nuk do të ndalen së rrezikuara. Armiqtë do të dështojnë gjithmonë kur ne i bëjmë punët tona. Mbështesim çdo veprim të mbështetje të krerëve te UÇK-së, sado vonë, më mirë vonë se kurrë, më mirë pak se hiç. Por, marre që kem ardhë në këtë dite ku kemi ardhë sot e që kem dilema te brendshme se çka është në themel të ekzistencës sonë. E po më vjen marre që jam UÇK e po më duhet me ja u thanë këtë”. 
 

Lire les autres mises à jour
Assemblée du Kosovo - 15 novembre

Le Parlement tient une session et examine le projet de loi sur la prévention du blanchiment d'argent.

L'Assemblée du Kosovo tient aujourd'hui une session plénière au cours de laquelle, outre des déclarations hors ordre du jour,...