Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Hamza : Journée importante, la loi a été adoptée et le pays bénéficiera d'une stabilité institutionnelle.

h

Photo de : Driton Pacharada

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka quajtur ditë të vlefshme të martën pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Gjykatën Speciale dhe zgjedhjes së presidentes së vendit. 

Ai në konferencë për media ka përsëritur se me ndryshimet në ligj nuk synojnë pengimin e drejtësisë.

“Është ditë tepër e vlefshme sepse sot Kuvendi kaloi ligjin për Dhomat e Specializuara. Ne nuk dëshirojmë ta pengojmë drejtësinë. Dëshirojmë të vendosim drejtësi. Dëshirojmë që luftës së popullit, UCK-së, t’i garantojmë drejtësi. Me pasë mbikëqyrje, transparencë e llogaridhënie”.

Hamza ka shtuar se PDK-ja i garanton bashkëpunim presidentes Justina Shiroka-Pula. 

“Është mirë që Kuvendi e zgjodhi presidente Justina Shiroka-Pulën, personalitet të njohur n ë jetën akademike dhe politike dhe është reprezentuese e denjë për pozitën e presidentes. I garantoj bashkëpunim në emër të PDK-së për ta përkrahur në punët e presidentes. Është mirë që vendi do të ketë stabilitet institucional”. 

Lire les autres mises à jour
Shiroka-Pula

EN DIRECT : Justina Shiroka-Pula, la nouvelle présidente du Kosovo