Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Gruda : L’Assemblée ne peut être considérée comme constituée sans l’élection d’un vice-président issu des rangs du PDK.

Progress Gruda

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se po i bëhet keqinterpretim aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, të pjesa që përcakton pasojat juridike të mosushtrimit të së drejtës për të propozuar nënkryetarin e Kuvendit. 

Gruda ka thënë se Kushtetuta dhe aktgjykimet e Kushtetueses kanë përcaktuar qartë se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarëat e tij. 

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese në rastet KO124/25, KO193/25 dhe KO196/25, si dhe KO265/25, kanë përcaktuar qartë se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët e tij. Në këtë rast, Kuvendi nuk është konstituuar, pasi nuk është zgjedhur nënkryetari nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Keqinterpretimi që po i bëhet aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, konkretisht pjesës që përcakton pasojat juridike të mosushtrimit të së drejtës për të propozuar nënkryetarin e Kuvendit, nuk mund të zbatohet në rastin e PDK-së”, ka shkruar Gruda. 

Gruda ka thënë se PDK-ja nuk e ka refuzuar ushtrimin e së drejtës kushtetuese për ta propozuar nënkryetarin. Ka shtuar se në letër që ia ka dërguar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka treguar se nuk heq dorë nga kjo e drejtë por po përmbahet përkohësisht nga ushtrimi i saj derisa Gjykata Kushtetuese t’i sqarojë gjitha rrethanat kushtetuese lidhur me konstituuimin e Kuvendit. 

Po ashtu ka shtuar se afati kushtetues për konstituuimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht, dhe se u tejkalua edhe një afat që e vendosi Lëvizja Vetëvendosje për 6 shtator. 

Gruda ka thënë se një palë që ka shkaktuar dhe po vazhdon të bëjë shkelje të afateve kushtetuese s’mund të përfitojë pikërisht nga shkelja e vetë. 

“Në vend që shkelja të prodhonte përgjegjësi kushtetuese, ajo do të përdorej si bazë për t’ia mohuar një subjekti tjetër parlamentar një të drejtë që ia garanton vetë Kushtetuta. Një standard i tillë nuk mund të pranohet. Vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta sqarojë dhe ta zgjidhë këtë kaos kushtetues të krijuar nga Vetëvendosja. Prandaj, ne do t’i drejtohemi asaj dhe do ta respektojmë vendimin e saj”, ka shkruar Gruda.

Kuvendi u shpall sot i konstituuar nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ndonëse nuk u votua nënkryetari nga radhët e PDK-së. PDK-ja e Aleanca mungoi në seancë. Haxhiu në postim në Facebook tha se do të votohet Vlora Çitaku si nënkryetare e propozuar nga PDK-ja, sapo që deputetët e kësaj partie të kthehen në Kuvend. 

Lire les autres mises à jour
Dix lois en une seule session

Sans le vice-président du PDK, Haxhiu déclare l'Assemblée constituée

Le président de l'Assemblée du Kosovo, Albulena Haxhiu, a déclaré que la 11e législature de l'Assemblée...