Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

L'organisation Gender met en garde contre des manifestations, des grèves et des boycotts.

Ardian Gjini

Protesta, bojkot dhe greva ka paralajmëruar kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, nëse vazhdon bllokimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Gjini ka lënë të hapur mundësinë që reagimet politike të marrin forma të ndryshme. Ai ka theksuar se ende nuk mund të përcaktojë se cilat do të jenë veprimet konkrete, pasi për këtë, sipas tij, nevojiten koordinim dhe konsultime me akterët politikë e shoqërorë.

Gjini ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se në vazhdimësi kanë shkelur normat kushtetuese dhe ligjore për sa i përket afateve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Sipas tij, situata aktuale rrezikon të krijojë një precedent ku mosrespektimi i rregullave kushtetuese bëhet pjesë e funksionimit të zakonshëm politik.

“A do të ketë intensifikim të veprimeve? Unë po besoj që po, për shkak se... nuk mundem me e ditë tash, për shkak se duhet me pas koordinim, duhet me pas konsultime me të gjithë njerëzit”, ka thënë ai në një intervistë për “KosovaPress”.  “Me të vërtetë Kosova po hyn në një terren prej të cilit nuk e di se cilat kanë me qenë metodat me dalë”.

Gjini ka thënë se manifestimet ndaj sjelljeve të Vetëvendosjes dhe kryetarit të saj mund të jenë të natyrave të ndryshme, duke mos refuzuar mundësinë e “protestave, bojkotove, grevave”.

Paralajmërimi i Gjinit ndodh në kohën kur Kuvendi vazhdon të përballet me pamundësi për t’u konstituuar, pas kërkesës së Kurtit për më shumë kohë për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit. Për këtë çështje, Kurti u takua ditë më parë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku, mes tjerash, në këtë takim u tha se janë përmendur edhe emra konkretë për president konsensual. E Gjini e ka kritikuar mënyrën sesi po zhvillohen diskutimet, duke thënë se aktualisht ky proces po e dëmton rëndësinë e pozitës së presidentit. Sipas tij, në bisedimet ndërmjet LVV-së dhe LDK-së po krijohet përshtypja sikur kandidatët për president po përzgjidhen përmes një procesi intervistimi.

“Nuk ka kurrgjë të keqe nëse partitë politike takohen. Nëse kanë një qëllim ose diçka të ngjashme... unë nuk e gjykoj Lidhjen Demokratike të Kosovës pse po takohet. Por këtu duhet me e parë këtë proces edhe prej një këndi tjetër... Në Kosovë është sjellë situata asisoj, saqë është krijuar përshtypja që Albin Kurti edhe Lumir Abdixhiku, kanë me i marrë në intervistë nja katër-pesë njerëz edhe me thënë, hajde cilin po e bëjmë president. Është degradim total i vetë pozitës së presidentit”, ka thënë Gjini.

Ai ka nënvizuar se pavarësisht emrit që dakordohen LVV dhe LDK, ata nuk do të përfshihen në zgjedhjen e presidentit pa pasur garantim të fortë për zbatimin e gjashtë kërkesave të tyre, përfshirë gazin amerikan.

“Jo, nuk kemi pse me u përfshi ne, nëse kanë dakordim janë OK. Ne mundemi me u përfshi vetëm nëse qeveria ka me i thënë që po e kemi për t’i kryer gjashtë pika, ka me ia dërguar një letër Ambasadës amerikane që e pranon LNG-në, ka për t’u zotuar që ka për ta ndërtuar termocentralin edhe për ta buxhetuar”, ka thënë tutje Gjini.

Sipas Gjinit, me zvarritjen e formimit të institucioneve të reja, lideri i LVV-së, Albin Kurti, po dëshiron zgjedhje të reja.

Aleanca dhe Partia Demokratike e Kosovës janë dy partitë parlamentare që kanë refuzuar takimet me Kurtin dhe Vetëvendosjen për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit. Të dyja këto parti po mbajnë aksione të përditshme me kërkesën për mbajtjen e seancës konstituive për legjislaturën e 11-të të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Megjithatë, edhe pse afati 30-ditor i paraparë në Kushtetutë ka kaluar, Kuvendi nuk po mblidhet më pas kërkesës së Kurtit për më shumë kohë për negocim. Ai po negocion me Lidhjen Demokratike të Kosovës për postin e presidentit. Sipas Kurtit, pa një marrëveshje për presidentin, konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë, nuk i shmangin zgjedhjet e reja.