Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Gjini devant les structures de l'Alliance : Un jour, pas si lointain, nous serons au pouvoir.

Ardian Gjini

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se opozita duhet të përgatitet për qeverisje, duke hartuar politika që adresojnë nevojat e qytetarëve të Kosovës, nga siguria dhe rritja e pagave e pensioneve, deri te përmirësimi i arsimit dhe shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.

Gjini këto komente i bëri gjatë shpalosjes së platformës politike dhe strategjinë për zhvillimin e Kosovës para strukturave të parties.

Gjini ka theksuar se qytetarët duan një të ardhme më të sigurt, mundësi më të mira për fëmijët e tyre dhe ndaljen e emigrimit masiv të të rinjve.

“Është e jashtëzakonshme që duhet me pasë demokraci, pasi jemi thelbi i kësaj ure. Por, në të njëjtën kohë me u përgatitë për shkak se ne sot që jemi në opozitë, jemi në një ditë jo të largët në pushtet. Na duhet tash me u përgatitë për politika”, ka thënë ai.

Duke folur për pritjet e qytetarëve, Gjini ka përmendur sigurinë, pagat më të larta, pensionet më të mira, shkollat dhe spitalet cilësore, infrastrukturën, ushtrinë më të fortë dhe fuqizimin e pasaportës së Kosovës.

“Çka don populli i Kosovës? Çka dojmë prej vendit tonë? Po dojmë siguri. Siguri që nënkupton me u ni sigurt në vendin tonë, jo vetëm fizikisht, por me e ni sigurinë për të ardhmen tonë, për të ardhmen e fëmijëve tonë.Me e parashikua të ardhmen, edhe me e ditë që ajo ardhmëri mundet me e sjellë veç të mira. Veç të mira. Ne duam paga më të larta, sikur gjithë të tjerët, për gjithë popullin tonë. Duam pensione më të larta, duam shkolla më të mira, duam spitale më të mira, rrugë më të mira. Duam ushtri më të fortë, duam pasaportë më të fuqishme.Duam ndalje të emigrimit masiv të të rinjve edhe të rejave tona”, ka shtuar ai.

Kreu i Aleancës ka bërë thirrje edhe për më shumë tolerancë dhe bashkëpunim mes qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, si dhe për respektim të bashkësisë ndërkombëtare.

“Duam, duam mos me e urrejt njëri-tjetrin. Me e pa bashkëqytetarin tonë si vëlla, si motër, si bashkëpunëtor, si mik, pavarësisht bindjeve tona politike, jo me e pa njëri-tjetrin si armik. Duam me qenë të respektum edhe me e pranu plotësisht bashkësinë ndërkombëtare. Unë nuk besoj që, këtu që unë thashë, që ne i duam dhe qytetari i Kosovës i do, janë kundërvlerëse. Nuk besoj që ka qytetar të Kosovës që nuk i don këto gjëra”, ka thënë ndër të tjera Gjini.

Ai ka kritikuar drejtimin aktual të vendit, duke thënë se zhvillimet në Kosovë nuk po e afrojnë qytetarin drejt përmbushjes së këtyre synimeve.

“Po tash, tema është: Çka po ndodh në Kosovë? A jemi duke u afrua për me i pas shkollat më të mira, spitalet më të mira, rrugët më të mira, pagat më të mëdha, pensionet më të mëdha, apo jemi duke u larguar? Sa herë që flasim për politikë, nuk mundemi mbas me e krahasu, nuk mundemi mbas me e bë një premje të gjendjes në të cilën jemi. E kjo që po ndodh sot në Kosovë, nuk është duke u afrua Kosovën edhe qytetarin e vet drejt këtyre synimeve që janë sublime, të pastra, të vërteta për secilin njeri.Krejt çka po ndodh është kontra”, ka shtuar ai.

Gjini ka vënë theksin edhe te rëndësia e ndërmarrësisë, iniciativës së lirë dhe mbrojtjes së të drejtave të punonjësve, duke argumentuar se pa këto elemente nuk mund të ketë zhvillim ekonomik dhe përmirësim të mirëqenies.

“Na duhet me e ditë që nuk rritet prosperiteti i një vendi ku dekurajohet ndërmarrësia, ku mytet iniciativa e lirë, nuk zhvillohet ai vend.Duhet me e ditë që nuk përmirësohet jeta e të punësuemit, kur pushteti i godet punonjësit. Kurrë s’ka ndodhur, nuk mundet me pas pagë më të mirë, punë më dinjitoze, jetë më dinjitoze e punësuemit, nëse punonjësit ballafaqohen prej kohë me sfida edhe provojnë me ik. Nuk është paradoks? Nuk rritet mirëqenia e pensionistit tonë, nëse inflacioni është më i madh se rritja e pensionit.

Nuk është paradoks? Çka do me ndodhur nëse kemi inflacion më të madh se rritja e pensioneve, jeta e pensionistit është më e keqe, edhe parashikimi i tij për vitet e mbetura të jetës, që duhet me i gëzuar, me i jetuar në lumturi, nuk është aty”, ka thënë ndër të tjera Gjini.