Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Gërvalla : La proposition de la Liste serbe est scandaleuse. Il n’y a pas de peuple serbe au Kosovo, seulement une communauté.

Gervalla

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, pas propozimit të Slavko Simiqit për nënkryetar të Kuvendit, ka shkruar se propozimi i Listës Serbe është skandaloz dhe i papranueshëm.

Në një postim në Facebook ka shkruar se “nuk ka popull serb në Kosovë, veç komunitet serb”.

“Populli serb zgjedhjet i ka në Serbi, më 25 tetor”, ka shkruar ajo.

Këtë postim ajo e ka bërë pasi Igor Simiq e propozoi Slavko Simiqin duke deklaruar se propozimi vjen në emër të popullit serb.

“Në emër të popullit serb dhe me nënshkrimet e 9-10 deputetet që e bëjnë shumicën e deputetëve serbë e propozojmë Slavko Simiqin për nënkryetar”, ka thënë Igor Simiq .

Lire les autres mises à jour
convention

LIVE: Kuvendi në pauzë, s’ka dakordim për mënyrën e votimit të nënkryetarëve