---
description: Egzona MemaNga 4 mijë e 433 kandidatë që iu nënshtruan të shtunën testit të maturës në afatin e dytë, vetëm 2 mijë e 444 e kaluan me sukses apo 55.1 për qind e
title: Gati 2.000 maturantëve u mbyllën dyert për studime universitare
image: https://resources.koha.net/images/2026/September/02/af99fdee-6fc6-4a4d-a441-fc85ef192ffc.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Gati 2.000 maturantëve u mbyllën dyert për studime universitare

![testi i matures](https://resources.koha.net/images/2026/September/02/af99fdee-6fc6-4a4d-a441-fc85ef192ffc.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 2 shtator 2026 19:23
- Shpërndaje në:

- 2 shtator 2026 19:23
- Shpërndaje në:

## Pak mbi gjysmën e nxënësve që iu nënshtruan testit të maturës në afatin e dytë, të shtunën, e kaluan atë. Rezultatet më të dobëta u shënuan në matematikë, ndërsa njohësit e arsimit kërkojnë më shumë përkushtim nga nxënësit dhe shkollat. Për rreth 2.000 maturantë që dështuan ta kalojnë, do të thotë se s’mund të regjistrojnë fakultetin

**Egzona Mema**

Nga 4 mijë e 433 kandidatë që iu nënshtruan të shtunën testit të maturës në afatin e dytë, vetëm 2 mijë e 444 e kaluan me sukses apo 55.1 për qind e tyre.

Lënda në të cilën nxënësit shënuan rezultatin më të mirë është shqipja, me mesatare prej 49.3 pikësh, e në matematikë performuan më së dobëti më 36.4 pikë.

Sipas njohësit të arsimit, Xhavit Rexhaj, performanca më e dobët në lëndët natyrore mund të lidhet me disa faktorë.

“Për prindërit, këto lëndë janë më të huaja dhe e kanë më të vështirë të ndihmojnë fëmijët e tyre. Mësimdhënia në këto lëndë me gjasë është më akademike se sa lëndët shoqërore, koha e sotme me teknologji të avancuara nuk e inkurajon të menduarit analitik e kritik, pasi që i ofron informatat dhe zgjidhjet e problemeve të gatshme, edhe natyra e lëndëve të matematikës e të shkencave është më komplekse se ato shoqërore e të tjera”, ka thënë Rexhaj.

[Edhe ![71 për qind kalueshmëria në Testin e Maturës, rezultate më të larta në anglisht sesa në shqip e matematikë](https://resources.koha.net/images/2022/August/27/testi1661621036.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 kor 2026 71 për qind kalueshmëria në Testin e Maturës, rezultate më të larta në anglisht sesa në shqip e matematikë](https://www.koha.net/arberi/71-per-qind-kalueshmeria-ne-testin-e-matures-rezultate-me-te-larta-ne-anglisht-sesa-ne-shqip-e-matematike)

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, vitin e kaluar, nuk pati publikuar rezultatet e afatit të dytë, pasi ato u ishin dërguar nxënësve përmes platformës eKosova. E krahasuar me afatin e parë të vitit të kaluar, kur kalueshmëria ishte 68.6 për qind, rezultatet e afatit të dytë të këtij viti janë dukshëm më të dobëta.

Sipas Rexhajt, këto rezultate janë tregues i nivelit të nxënësve.

“Zakonisht, afati i dytë edhe nënkupton nivel paksa më të ulët të kandidatëve që i nënshtrohen testit. Ndërkaq testi është në vështirësi të njëjtë sikurse në afatin e parë. Një situatë e këtillë tregon se testi i maturës megjithatë po administrohet më mirë, dhe rezultatet gjithnjë e më shumë janë tregues real i nivelit të atyre që hyjnë në test. Për këtë arsye, kërkohet që nxënësit, prindërit dhe shkollat ta marrin testin e maturës e në veçanti lëndët e matematikës dhe të shkencave natyrore më seriozisht”, ka thënë Rexhaj.

Në gjuhën angleze mesatarja e pikëve është 44.1 pikë, ndërsa në lëndët zgjedhore 42.9.

Në njoftimin e saj, Ministria ka bërë të ditur se të shtunën, gjatë administrimit të testit, 18 kandidatë janë larguar nga provimi për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe procedurave të përcaktuara.

Testi i Maturës ka 100 pyetje e detyra në katër lëndë, e për ta kaluar atë duhen përgjigje e zgjidhje të sakta në 40 prej tyre.

[Edhe ![Kamuflohen emrat e grupeve të kopjimit në Testin e Maturës](https://resources.koha.net/images/2026/August/29/60e256a7-6a39-452a-a5cf-1a2c55b52071.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 gus 2026 Kamuflohen emrat e grupeve të kopjimit në Testin e Maturës](https://www.koha.net/arberi/kamuflohen-emrat-e-grupeve-te-kopjimit-ne-testin-e-matures)

Në afatin e dytë të testit të maturës kanë të drejtë të hyjnë ata që nuk kaluan në të parin dhe ata që për arsye të ndryshme nuk patën mundësi të marrin pjesë.

Pa kalimin e këtij testi, nxënësit nuk mund të regjistrohen për studime universitare.

[#testi i matures](https://www.koha.net/tag/testi-i-matures) [#maturante](https://www.koha.net/tag/maturante) [#kalueshmëria](https://www.koha.net/tag/kalueshmeria) [#studime](https://www.koha.net/tag/studime)

Artikuj të ngjashëm

- [![18 nxënës u përjashtuan nga Testi i Maturës](https://resources.koha.net/images/2025/June/30/d8553bd3-b5b2-4f0d-83db-68f5531fba1b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 gus 2026 18 nxënës u përjashtuan nga Testi i Maturës](https://www.koha.net/arberi/18-nxenes-u-perjashtuan-nga-testi-i-matures)
- [![Sot provimi i Maturës](https://resources.koha.net/images/2025/June/30/d8553bd3-b5b2-4f0d-83db-68f5531fba1b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 gus 2026 Sot provimi i Maturës](https://www.koha.net/arberi/sot-provimi-i-matures)
- [![Rreth 200 studenteve iu refuzua aplikimi për bursë 1000-euroshe](https://resources.koha.net/images/2024/May/24/8a697051-5e48-4b8b-908f-18770d76d6d4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 kor 2026 Rreth 200 studenteve iu refuzua aplikimi për bursë 1000-euroshe](https://www.koha.net/arberi/rreth-200-studenteve-iu-refuzua-aplikimi-per-burse-1000-euroshe)

[Arbëri.]() [Pollozhani: Rama po përdor dhunën policore për të penguar protesta të reja](https://www.koha.net/arberi/pollozhani-rama-po-perdor-dhunen-policore-per-te-penguar-protesta-te-reja)

[Tech.]() [Meta gjobitet me 25 miliardë dollarë për “gënjeshtra” lidhur me privatësinë e të dhënave të përdoruesve](https://www.koha.net/tech/meta-gjobitet-me-25-miliarde-dollare-per-genjeshtra-lidhur-me-privatesine-e-te-dhenave-te-perdoruesve)

[Kulturë.]() [Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave](https://www.koha.net/kulture/kosova-dhe-hungaria-thellojne-bashkepunimin-ne-fushen-e-bibliotekave)

[Futboll.]() [Real Madridi bindës, Villa vazhdon me fitore](https://www.koha.net/futboll/real-madridi-bindes-villa-vazhdon-me-fitore)

[Lifestyle.]() [Kanceri i mushkërive mund të zhvillohet për vite pa simptoma: Kush duhet të bëjë kontrolle?](https://www.koha.net/lifestyle/kanceri-i-mushkerive-mund-te-zhvillohet-per-vite-pa-simptoma-kush-duhet-te-beje-kontrolle)

[Futboll.]() [Kane ka shënuar në dhjetë ndeshjet e fundit në Champions](https://www.koha.net/futboll/kane-ka-shenuar-ne-dhjete-ndeshjet-e-fundit-ne-champions)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Gati 2.000 maturantëve u mbyllën dyert për studime universitare","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/gati-2000-maturanteve-u-mbyllen-dyert-per-studime-universitare","datePublished":"2026-09-02T19:23:51+02:00","dateModified":"2026-09-02T21:07:33+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":510,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Egzona MemaNga 4 mijë e 433 kandidatë që iu nënshtruan të shtunën testit të maturës në afatin e dytë, vetëm 2 mijë e 444 e kaluan me sukses apo 55.1 për qind e","url":"https://www.koha.net/arberi/gati-2000-maturanteve-u-mbyllen-dyert-per-studime-universitare","keywords":"testi i matures, maturante, kalueshmëria, studime","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/September/02/af99fdee-6fc6-4a4d-a441-fc85ef192ffc.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
