Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Dugolli : L'État ne peut être pris en otage par des députés qui refusent de remplir leurs obligations constitutionnelles.

Bujar Dugolli

Profesori Bujar Dugolli ka deklaruar se deputetët kanë obligim kushtetues të qëndrojnë në sallën e Kuvendit gjatë seancës për zgjedhjen e presidentit, pasi sipas tij institucionet nuk mund të mbahen peng për shkak të refuzimit të tyre për ta kryer këtë obligim.

Të enjten në “60 Minuta” të KTV-së, Dugolli ka vlereësuar se bojkoti nuk duhet të jetë instrument për ta bllokuar funksionimin e shtetit. 

“Shteti, institucionet nuk mund të mbahen peng për shkak se një përbërje e deputetëve nuk shkon ta kryejë obligimin e vet kushtetues. Aty kemi një interpretim të Gjykatës Kushtetuese kur ishte në pyetje nënkryetari nga komuniteti serb që ne thamë se është keq se pse imponohet vetëm një parti ta përcaktojë dhe ata e interpretuan, por aty u tha se në rast se nuk propozojnë, nuk mbetet peng dhe vazhdohet edhe pa të. Bojkoti nuk duhet të jetë instrument për ta bllokuar funksionimin e shtetit. Nuk është rrugë dhe ata që bojkotojnë nuk duhet penguar 74 apo 75 deputetë që duan ta zgjedhin presidentin, sepse kështu atëherë ne do të kemi çdoherë bllokada. Nuk ka qenë traditë bojkoti në Kosovë, është ardhur në një zgjidhje”, ka thënë ai.

Profesori universitar tutje ka theksuar se partitë politike po tregojnë papjekuri dhe papërgjegjësi duke mos gjetur zgjidhje për të dalë nga kriza institucionale. 

Sipas tij, gjetja e një zgjidhjeje është përgjegjësi e Lidhjes Demokratike po aq sa edhe e Lëvizjes Vetëvendosje. 

“Mendoj se ky nuk është vetëm obligim i VV-së, është obligim edhe i LDK-së sepse kandidati i propozuar ka ardhur nga LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje e ka pranuar këtë kandidaturë me mirëkuptim, është obligim i dy palëve jo vetëm i VV-së, t’i gjejnë gjashtë deputetë për të votuar. Shkuarja në zgjedhje sërish nuk na garanton që do të kemi një strukturë të ndryshme parlamentare. Duhet të reflektojnë dhe ta kuptojnë realitetin se si është, nuk mund të ndryshohet baza elektorale, nuk mund të ndryshohet populli, populli voton kështu”, është shprehur ai.