Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Les recettes douanières s'élèvent à 1.3 milliard d'euros, soit environ 71 millions d'euros de plus que l'année dernière.

Illustrations photographiques

Illustrations photographiques

Dogana e Kosovës ka arkëtuar rreth 1.3 miliardë euro gjatë këtij viti, duke shënuar një rritje prej 71 milionë eurosh krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Këtë e ka deklaruar drejtori i Doganës, Agron Llugaliu, sipas të cilit, lufta ndaj ekonomisë joformale ka qenë vendimtare për këtë ecuri pozitive.

Një varg reformash në sistem si dhe luftën kundër ekonomisë joformale, drejtori i doganave i konsideron si indikatorët kryesorë që kanë ndikuar në suksesin e këtij institucioni këtë vit.

Në një intervistë dhënë për Ekonomiaonline, Agron Llugaliu ka deklaruar se rreth 1.3 miliardë euro të hyra ka mbledhur Dogana deri në gusht, shifër kjo që është për rreth 71 milionë euro më e lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Gjatë këtij viti, Dogana ka zbatuar një agjendë të ngarkuar reformash, ku përfshihet kalimi i terminaleve doganore nga pronësia private në menaxhim shtetëror dhe nisja e deklarimit para arritjes, ndryshime të cilat janë vlerësuar pozitivisht nga komuniteti tregtar.

“Vlen të theksohet që edhe sa i përket eksportit kemi arritur që ta përgjysmojmë kohën e nevojshme për procedimin e eksportit, e cila edhe ashtu ka qenë mjaft e shkurtër për shkak se historikisht Dogana i ka kushtuar rëndësi eksportit. Me të gjitha këto reforma, po edhe me punën e performancën e zakonshme, edhe sivjet vazhdojmë të kemi suksese të konsiderueshme në të gjitha fushat sa i përket treguesve që i matim në vazhdimësi”, ka thënë ai.

Sa i përket deficitit tregtar dhe importeve Llugaliu përmendi lehtësirat e krijuara për prodhuesit, duke përfshirë lirimin nga taksat për makineritë prodhuese, lëndën e parë dhe burimet e energjisë.

Lidhur me kontrabandën, kreu i Doganës bëri të ditur se nuk ka ndonjë dallim të madh strukturor mes rajoneve të vendit, por veçoi trekëndëshin kufitar Kosovë–Maqedoni e Veriut–Serbi si zonën me rrezikun më të lartë.

Egzona Mema