Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Certains jardins d'enfants privés de Kosovo Polje augmentent leurs prix de 30 euros.

Garderie

Photo : illustration

Prindërit kanë kundërshtuar rritjen e çmimeve prej 20 për qind në disa kopshte private në Fushë-Kosovë. Asamblistët e PDK-së kanë dorëzuar kërkesë në komunë për subvencionimin e familjeve me nga 100 euro. E në Drejtorinë për Arsim thonë se po shqyrtojnë alternativat për mbështetje

Përmes njoftimeve, prindër që kanë fëmijët në një numër kopshtesh private në Fushë-Kosovë mësuan se çmimi për t’i dërguar fëmijët në to do t’u kushtojë 30 euro më shtrenjtë, nga 150 sa ishte u rrit në 180 euro.

Disa nga ta thanë se rritja e çmimeve është e papërballueshme.

Një prind, në kushte anonimiteti, ka theksuar se arsyetimi nga kopshti ku e dërgon fëmijën ka qenë rritja e kostove të shpenzimeve.

“Nuk mendoj se është e arsyeshme aspak rritja 20 për qind, sepse nuk ofrojnë asgjë më shumë. Po të kishte qenë 5 për qind rritje, do të ishte e kuptueshme për arsye të rritjes së produkteve ushqimore. Ndikon tepër shumë, sepse nuk është rritje e vogël, por rritje 20 për qind. Plus, ka familje që kanë dy fëmijë”, ka thënë ai. “Nuk kemi vendosur ende a do të qëndrojnë fëmijët, por nëse gjejmë një kopsht me çmim goxha më të ulët, normal që do ta ndërrojmë”.

Prindërit kanë kërkuar mbështetje nga komuna dhe Ministria e Arsimit.

aussi Il a fallu 5 ans au parquet pour déposer un acte d'accusation concernant l'appel d'offres qui avait été gonflé d'un facteur 10. Arberi Il a fallu 5 ans au parquet pour déposer un acte d'accusation concernant l'appel d'offres qui avait été gonflé d'un facteur 10.

Qeverisja aktuale e Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë-Kosovë, si premtim parazgjedhor, kishte krijimin e partneritetit me kopshtet private për të subvencionuar fëmijët që vijojnë në këto institucione.

Por, në Drejtorinë e Arsimit në këtë komunë thanë se janë duke i shqyrtuar alternativat për ndërhyrje.

Drejtori i Arsimit, Sabri Xhigoli, thotë se kanë pranuar ankesa nga prindërit për këtë rritje dhe se kanë zhvilluar edhe takime me drejtuesit e kopshteve private lidhur me shqetësimet e tyre.

“Aktualisht jemi në fazën e shqyrtimit të mundësive dhe alternativave për ndërhyrje, me qëllim që, nëse vazhdon trendi i rritjes së tarifave, të gjenden forma që do ta lehtësonin këtë barrë financiare për komunitetin e prindërve. Deri më tani, vlerësimi ynë ka qenë se Komuna nuk ka kompetencë të drejtpërdrejtë për të kontrolluar apo përcaktuar tarifat që aplikohen nga çerdhet private”, ka thënë Xhigoli.

Për këto ndryshime të çmimeve është në dijeni edhe Ministria e Arsimi dhe Shkencës, por zyrtarët e saj kanë thënë se ata nuk mund të ndërhyjnë në këtë çështje.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e informuar lidhur me rritjen e tarifave në institucionet parashkollore private në Fushë-Kosovë. MASH-i nuk përcakton tarifë mujore apo çmim tavan për këto institucione. Tarifat përcaktohen nga vetë institucionet parashkollore private, në kuadër të marrëdhënies kontraktuale me prindërit”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë.

Por grupi i asamblistëve të PDK-së ka njoftuar se ka dorëzuar kërkesë në komunën e Fushë-Kosovës, në të cilën i kërkohet kryetarit që t’u dalë në ndihmë prindërve.

aussi Haziri : Nous avons toujours été foi et espoir pour la République Arberi Haziri : Nous avons toujours été foi et espoir pour la République

“Prandaj, në kuadër të kësaj, kërkesa jonë e paraqitur më datë 11.08.2026, drejtuar kryetarit Prebeza dhe drejtorit Xhigoli, ka qenë dhe është që në buxhetin për vitin 2027 të planifikohet buxhet në kuadër të kategorisë së subvencioneve dhe, me transferet, çdo familje që ka më shumë se një fëmijë në kopshte private të mbështetet me nga 100 euro. Ndërsa në kërkesën tjetër është që gjatë vitit 2028 të planifikohet buxhet që çdo fëmijë që vijon në kopshte private të mbështetet me 50% të kostos totale për kopshtet private”, ka thënë Valon Murseli, asamblist i PDK-së në komunën e Fushë-Kosovës

PDK-ja po ashtu ka kërkuar të bëhet edhe rritja e kapaciteteve në kopshtet publike, pasi në këtë komunë ka vetëm një kopsht publik funksional.