Pas mbërritjes së protestuesve para Kryeministrisë, mbështetës të Partisë Demokratike u kanë vënë flakën ulëseve që kryeministri Edi Rama kishte vendosur këtë të shtunë për dialogun me studentët.
Ndërkohë, në sfond dëgjohen thirrjet e protestuesve: “Digje, digje!”.
Protesta kombëtare e PD-së mbahet në shenjë solidariteti me protestën studentore, e cila vijon prej 12 ditësh dhe pritet të nisë sot në orën 14:00.