Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se kjo parti do të vazhdojë aktivitetet politike edhe në ditët në vijim, duke paralajmëruar veprime të reja në Kuvend.
Deliu-Kodra tha se veprimet e PDK-së nuk janë “puçiste”, siç mund të jenë cilësuar nga kundërshtarët politikë, por sipas saj kanë për qëllim mbrojtjen e mandatit të deputetëve të zgjedhur.
“PDK-ja do të jetë aktive edhe këto ditë, ne nuk do t’i ndalim veprimet tona. Nuk janë veprime e vendime puçiste, kanë në thelb kërkesën legjitime që deputetëve të zgjedhur t’u lejohet ushtrimi i mandatit të tyre”, ka thënë ajo të enjten në “60 Minuta” të KTV-së.
Sipas Deliu-Kodrës, Lëvizja Vetëvendosje po pengon deputetët që ta ushtrojnë mandatin e tyre, ndërsa opozita, sipas saj, do të vazhdojë të kërkojë funksionalizimin e Kuvendit.
Ajo bëri të ditur se deputetët e PDK-së do të jenë të pranishëm të premten në Kuvend në orën 11:00, duke paralajmëruar edhe “veprime të tjera”.
“PDK-ja është e përcaktuar tashmë, do të jemi në opozitëbërje, nuk do ta lejojmë që të na ndalojë dikush që po bën përpjekje ta shuajë opozitën. Nuk ka sot kauzë më të madhe politike sesa themelet e shtetit që janë kushtetutshmëria dhe ligjshmëria të trajtohen dhe të kthehen në binarë. Prandaj veprimet tona edhe do të jenë kushtetuese, por do të jenë edhe aksione”, është shprehur tutje ajo.
-
Le Parlement est dans l'impasse, même maintenant qu'il a un président
-
La Cour constitutionnelle est la cible des attaques de Kurti
-
La « séance » d'eau, d'insultes et de coups de coude
-
LDK renonce à toute demande
-
Vučić à propos du changement de cours de la rivière Ibar : Le groupe d’experts sera constitué la semaine prochaine