Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës njëherësh deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, ka bërë thirrje për dialog dhe marrëveshjes mes partive, pasi sipas tij, vazhdimi i seancës konstituive pa marrëveshje mund ta tensionojë edhe më tej situatën dhe të çojë edhe në konflikt fizik brenda Kuvendit.
“Ajo që ndodhi para tri ditëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës është pikërisht ajo për të cilën kam paralajmëruar. Çdo përpjekje për ta vazhduar seancën pa një marrëveshje politike vetëm sa e tensionon më tej situatën dhe e rrit rrezikun e përplasjeve, madje edhe të konfliktit fizik brenda sallës së Kuvendit”, ka shkruar Dehari në Facebook.
Ai ka mirëpritur ftesat për takime të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, si dhe të ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, drejtuar partive politike për konsultime. Ftesa deri tash është refuzuar nga PDK-ja dhe Aleanca.
Sipas Deharit, Kosova ka nevojë për përgjegjësi politike dhe dialog për të arritur një marrëveshje që do ta zhbllokonte situatën institucionale dhe do të garantonte funksionimin e qëndrueshëm të institucioneve.
“Si Kryesues i seancës konstitutive, u bëj thirrje të gjitha partive politike që të ulen së bashku, ta marrin përgjegjësinë që u takon dhe ta gjejnë zgjidhjen politike që i hap rrugë konstituimit të Kuvendit, formimit të Qeverisë dhe marrëveshjes për Presidentin konsensual”, ka thënë ai.
Dehari ka theksuar se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë pa një marrëveshje paraprake për presidentin do të çonte në zgjedhje të parakohshme, skenar të cilin ai tha se duhet ta shmangin.
“Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë pa një marrëveshje paraprake për Presidentin nënkupton zgjedhje të parakohshme, diçka që duhet ta evitojmë”, ka deklaruar Dehari.
aussi
Dehari refuse de convoquer la session constitutive ; le PDK lui rétorque que cela ne relève pas de sa compétence.
Ai ka rikujtuar se qytetarët e Kosovës janë thirrur tri herë në zgjedhje gjatë dy vjetëve të fundit, duke u bërë thirrje përfaqësuesve politikë që tani të gjejnë një marrëveshje.
“Populli ka folur. Tani është radha jonë, si përfaqësues politikë, të gjejmë marrëveshjen dhe t’i japim vendit institucione funksionale dhe të qëndrueshme”, ka përfunduar Dehari.
Vendredi dernier était la date limite fixée par la Cour constitutionnelle pour la constitution de la onzième législature. Les députés ont prêté serment, mais au moment de proposer le président du Parlement, Kurti a pris la parole et a justifié son refus de le faire par l'absence d'accord avec les partis politiques concernant la présidence. Selon lui, l'Assemblée ne peut être constituée sans cet accord, faute de quoi le délai de 60 jours pour l'élection présidentielle serait dépassé et de nouvelles élections anticipées seraient imposées.