Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se nuk e beson që emri apo figura e kandidatit të propozuar për president, Bekim Sejdiu, përbën problem dhe është arsye pse ai nuk e ka përkrahjen e të gjithë deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Sipas Dakës, problem për mungesën e qëndrimit unifikues për Sejdiun brenda LDK-së, përbëjnë kryetari Lumir Abdixhiku e ish-presidentja Vjosa Osmani që ka thënë se e kanë propozuar atë.
“Nuk e besoj që bën problem emri i propozuar sepse figura e propozuar apo personaliteti i tij nuk është se është problematik apo ka ndonjë pengesë, por gjithsesi konsideroj se problemi kryesor janë emrat që e kanë propozuar, konkretisht Abdixhiku dhe Osmani të cilët në duet e kanë bërë këtë propozim dhe tashmë haptazi e kanë pranuar se është propozim i tyre dhe jo i përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje”, është shprehur Daka në një intervistë në emisionin “60 Minuta” në KTV.
Ajo ka thënë se Abdixhiku nuk mund t’i detyrojë deputetët e partisë që e udhëheq që ta votojnë Sejdiun.
Daka ka thënë se nuk e sheh të mundshme zgjedhjen e Sejdiut president nëse nuk ka unanimitet brenda LDK-së për mbështetje të tij. “Jo për shkak të tij, por për shkak të çështjeve që kanë mbetur të zgjedhura brenda LDK-së dhe që kanë qenë pengesë që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të qershorit”, është shprehur Daka.
Ajo ka thënë se beson që disa deputetë të LDK-së nuk e mbështesin Sejdiun për faktin që ai ka qenë pjesë e ekipit të ish-presidentes Osmani, si këshilltar i jashtëm “Kjo tregon se ai është përkrahës i Osmanit dhe politikave të saj. Gjithësesi brenda LDK-së ka pasur shumë zëra që e kanë kundërshtuar kthimin e Osmanit në LDK- dhe e gjithë mënyra se si ajo i është bashkuar LDK-së, se si është vendosur në listë, ato kanë qenë publike dhe ka pasur pakënaqësi të shumta dhe kjo besoj është arsyeja kryesore pse disa deputetë të LDK-së mund të mos e votojnë Sejdiun”, ka theksuar Daka.
Lundi, l'accord conclu entre la LDK et le VV pour proposer Bekim Sejdiu comme candidat à la présidence a été annoncé.
LDK-ja të martën ka mbajtur mbledhje të Kryesisë ku i është dhënë mbështetje marrëveshjes.