Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Cakolli demande comment il peut être convoqué et participer à une session « en dehors de tout délai constitutionnel ».

bébé garçon

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka vlerësuar se para thirrjes së seancës konstituive do të duhej drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për siç ka thënë, pasojën juridike të shkeljes së afatit. 

“Qysh thirret dhe merret pjesë në një seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar njëherë Gjykatës Kushtetuese për pasojën juridike të shkeljes së afatit? Sidomos kur seanca do të mbahet mbi një muaj pas skadimit të afatit tepër të qartë për konstituim sipas aktgjykimit të Gjykatës, madje edhe pas afatit shtesë të shpikur si gjoja kushtetues?”, ka shkruar Cakolli në Facebook. 

Ai ka pyetur nëse kjo i bie që secili afat kushtetues që s’e ka të përcaktuar një pasojë konkrete mund të tejkalohet, “ndërsa akterët të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë?”.

“Sepse nëse afatet vlejnë vetëm kur u konvenojnë partive, ato pushojnë së qeni afate kushtetuese dhe shndërrohen në afate politike”, ka shkruar Cakolli. 

Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht. Seanca e fundit për këtë çështje është mbajtur një ditë më vonë, ndërsa të premten e kaluar kryesuesi i seancës, deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari, e ka thirrur vazhdimin e saj për të mërkurën, më 9 shtator.