Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Bytyqi : Il est impossible de limiter le mandat de l'Unité spéciale d'enquête, elle a rempli sa mission.

Asdren Bytyqi

Avokati Asdren Bytyqi beson se ndryshimi më i mundshëm në rast se nisma për ndryshimin e dispozitave për Gjykatën Speciale kalon filtrat e vlerësimit të kushtetutshmërisë, do të ishte reduktimi i dënimeve nga 25 në 15 vjet.

Të enjten në “60 Minuta” të KTV-së, Bytyqi ka thënë se dënimet prej 25 vjetësh ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë në kundërshtim me ligjin dhe me parimet bazë të së drejtës penale.

“Eventualisht, në rast se pranohen në filtrat e vlerësimit të kushtetutshmërisë së këtyre dispozitave, në rast se pranohen si të rregullta, mundet që eventualisht të reduktohen dënimet në 15 vjet, që është shpresa ime më e madhe që kalon brenda filtrave”, ka deklaruar ai.

Bytyqi e ka cilësuar vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së si të parapërgatitur dhe të kundërligjshëm.
Derisa ka folur për mundësinë e kufizimit të mandatit të Gjykatës Speciale, Bytyqi ka thënë se nuk pret që një proces i tillë të jetë i lehtë për t’u kaluar në filtrat ndërkombëtarë.

“Nuk mund të them me shpresë se ata (v.j. perëndimi) do t’i kalojnë me lehtësi filtrat dhe ta kufizojnë mandatin e Speciales, aq më shumë kur mandati ka prodhuar efekt”, është shprehur ai.

Sipas Bytyqit, kufizimi i mandatit paraqet vështirësi, pasi Gjykata tashmë ka ushtruar juridiksionin e saj, ka shqyrtuar raste dhe ka nxjerrë vendime.

“Është e pamundur të kufizohet mandati sepse e ka kryer funksionin e saj kjo gjykatë, ka gjykuar, ka nxjerrë aktakuza brenda kohës kur ka pasur juridiksion, ka prodhuar vendime që mund të konsiderohen të formës së prerë”, është shprehur ai.

Në lidhje me reagimin ndërkombëtar ndaj nismës, avokati ka thënë se presioni politik ndaj Kosovës deri tani nuk ka qenë në përmasat që kishte parashikuar.

“Sa i përket Bashkimit Evropian kam pritur më shumë reagim, por fatmirësisht ka reagim nga BE-ja e jo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Bytyqi.