Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Bushati : L'Albanie subit une hémorragie humaine et un rétrécissement de sa classe moyenne.

Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka thënë se Shqipëria po përjeton një “hemorragji në aspektin njerëzor”, duke iu referuar largimit të madh të njerëzve nga vendi gjatë dhjetë vjetëve të fundit.

Duke folur në podcastin “PIKË” në një bashkëbisedim me publicistin Veton Surroi, Bushati ka thënë se emigrimi nuk lidhet më vetëm me motive ekonomike, siç ishte në fazat e para pas viteve ’90 dhe pas trazirave të vitit 1997, por edhe me refuzimin ndaj modelit aktual të zhvillimit pas pyetje të Surroit lidhur me ndikimin që mund të ketë pastrimi i parave, përfshirë paratë që dyshohet se burojnë nga trafiku ndërkombëtar i drogës, në strukturën e pushtetit dhe në shoqërinë shqiptare.

“Besoj se laitmotivi i kësaj bisede është i qartë në këtë pikë që ne kemi një gjakderdhje ose hemorragji në aspektin njerëzor, sepse gjatë dhjetë vjetëve të fundit shumë njerëz e kanë lënë Shqipërinë dhe kjo jo thjesht më për motive ekonomike”, ka thënë Bushati.

Sipas tij, në Shqipëri po zhvillohet një model që nuk është modernizim dhe as zhvillim harmonik me elementët e tjerë që përbëjnë ekonominë e jetës në një shoqëri.

Bushati u shpreh se gjithashtu se vendi po përjeton “një proces dramatik me tkurrjen e shtresës së mesme”, duke e lidhur këtë çështje edhe me debatin tradicional politik mes së majtës dhe së djathtës.

“Ky duhet të ishte shqetësimi kryesor për Partinë Socialiste dhe për këdo që minimalisht beson tek vlerat e qendrës së majtë”, u shpreh Bushati.

Lire les autres mises à jour
bonne journée

EN DIRECT : Ditmir Bushati sur PIKĂ avec Veton Surroin

Dans le 67e épisode du podcast PIKę avec le publiciste Veton Surroi, i ftuar është ish-ministri i...