Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Bushati : La politique albanaise ne reconnaît pas la Serbie, la relation étroite entre Tirana et Belgrade est erronée.

Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka kritikuar qasjen e politikës shqiptare ndaj Serbisë, duke thënë se raporti i ngushtë mes pushtetit në Tiranë dhe atij në Beograd është “artificial në rastin më të mirë dhe i gabuar në rastin më të keq”.

Duke folur në podcastin “PIKË” me publicistin Veton Surroi, Bushati u shpreh se politika shqiptare në përgjithësi nuk e njeh mjaftueshëm Serbinë dhe se për ta kuptuar atë duhet parë edhe përmes perspektivës së Kosovës.

“Duhet të them që përgjithësisht politika shqiptare nuk e njeh Serbinë. Është artificiale në rastin më të mirë dhe është e gabuar në rastin më të keq, kjo lidhje e ngushtë mes pushtetit në Serbi dhe pushtetit në Shqipëri”, ka thënë Bushati.

Sipas tij, pushteti në Serbi e ka shfrytëzuar këtë raport për të krijuar dallime mes shqiptarëve, duke paraqitur shqiptarët e Shqipërisë si “të mirë dhe modernë”, ndërsa shqiptarët e Kosovës si “kokëfortë” e “të pagdhendur”.

Bushati shtoi se ky kategorizim së fundmi është shtrirë edhe te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Ne nuk duhet të kemi kompleks ta themi që edhe për shkak të historisë ne nuk e njohim Serbinë dhe ne duhet ta shohim Serbinë përmes syve të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, Bushati theksoi se kjo nuk nënkupton që Shqipëria duhet të ketë qëndrim armiqësor ndaj Serbisë apo të refuzojë dialogun.

“Kjo nuk do të thotë që as mos të ulemi në tavolinë apo të kemi një qëndrim armiqësor ndaj Serbisë; kjo nuk do të thotë që të mbetemi peng apo në burgun e historisë”, shtoi Bushati.

Ai vlerësoi se historia dhe gjeografia janë dy komponentë kryesorë të politikës së jashtme dhe se këta faktorë, sipas tij, nuk po kuptohen sa duhet nga pushteti në Tiranë.

Bushati tha se raporti aktual mes Tiranës dhe Beogradit ka krijuar një “stabilitet fallco” dhe një “partneritet në vallëzim fallco”, të mbështetur në idenë se të dyja kryeqytetet janë çelësat e stabilitetit në rajon. Ai shtoi se ky raport ka pasur edhe “efekt përçarës” te faktori shqiptar në rajon dhe se nevojitet një korrigjim në vitet në vijim.

“Do ta imagjinoja apo do të dëshiroja dhe një Shqipëri me një raport më të shëndetshëm që shkon përtej raportit personal, me Serbinë”, ka përfunduar Bushati.

Lire les autres mises à jour
bonne journée

EN DIRECT : Ditmir Bushati sur PIKĂ avec Veton Surroin

Dans le 67e épisode du podcast PIKę avec le publiciste Veton Surroi, l'invité est l'ancien ministre de...