---
description: Heroi Afrim Bunjaku është kujtuar nga kolegu i tij, Fahri Shala, në dyvjetorin e rënies së tij në krye të detyrës në Banjskë.Duke kujtuar momentet e fundit me t
title: "Bunjaku kujtohet nga kolegu i tij: Do të jetojë në çdo hap të lirisë së këtij vendi"
image: https://resources.koha.net/images/2023/September/27/afrim-bunjaku1695800281.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Bunjaku kujtohet nga kolegu i tij: Do të jetojë në çdo hap të lirisë së këtij vendi

![Afrim Bunjaku](https://resources.koha.net/images/2023/September/27/afrim-bunjaku1695800281.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 24 shtator 2025 10:44
- Shpërndaje në:

- 24 shtator 2025 10:44
- Shpërndaje në:

Heroi Afrim Bunjaku është kujtuar nga kolegu i tij, Fahri Shala, në dyvjetorin e rënies së tij në krye të detyrës në Banjskë.

Duke kujtuar momentet e fundit me të, Shala ka thënë se ato u shndërruan në dëshmi të pavdekshme të besnikërisë, trimërisë dhe dashurisë së tij për atdheun.

Dhimbjen për humbjen e kolegut të tij e ka përshkruar si të madhe, porse krenarinë për sakrificën që ai ka bërë e ka quajtur lehtësim të shpirtit dhe forcë për të ecur përpara.

“Me përulje e respekt të pafund, përkulemi para aktit të tij sublim, para vendosmërisë dhe guximit që e bënë të flijohej për mbrojtjen e sovranitetit të vendit tonë të shtrenjtë. Gjaku i tij, ashtu si gjaku i të gjithë dëshmorëve, është gurëthemeli i shtetit tonë, trashëgimia më e shenjtë mbi të cilën ndërtojmë të ardhmen. Veprat e tij janë frymëzim i gjallë, udhërrëfyes për brezat që do të vijnë, për t’u kujtuar se liria ka emër, se liria ka çmim dhe ky çmim është gjaku i dëshmorëve”, ka shkruar Shala.

Duke shtuar se Bunjaku nuk është vetëm kujtim i dhimbjes, ai e ka quajtur atë flamur të guximit, shtyllë të nderit dhe mishërim të dashurisë së pashuar për Kosovën.

[Edhe ![Jepen zotime për t’i përballur me drejtësinë terroristët e Banjskës](https://resources.koha.net/images/2025/February/20/79ae9387-08a6-4ca8-9fc7-328c656cae18.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 24 sht 2026 Jepen zotime për t’i përballur me drejtësinë terroristët e Banjskës](https://www.koha.net/arberi/jepen-zotime-per-ti-perballur-me-drejtesine-terroristet-e-banjskes)

Sipas Shalës, ai do të jetojë në çdo hap të lirisë dhe në çdo frymëmarrje të këtij vendi që ai mbrojti me gjakun e tij.

Shala është edhe dëshmitar në rastin Banjska.

[#afrim bunjaku](https://www.koha.net/tag/afrim-bunjaku) [#rasti banjska](https://www.koha.net/tag/rasti-banjska)

Artikuj të ngjashëm

- [![PDK përkujton Bunjakun: Emri dhe vepra e tij do të mbeten përherë në historinë e shtetit tonë](https://resources.koha.net/images/2026/September/24/b891c40b-680b-49d5-9ab1-15f7da658d98.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 24 sht 2026 PDK përkujton Bunjakun: Emri dhe vepra e tij do të mbeten përherë në historinë e shtetit tonë](https://www.koha.net/arberi/pdk-perkujton-bunjakun-emri-dhe-vepra-e-tij-do-te-mbeten-perhere-ne-historine-e-shtetit-tone)
- [![Homazhe në nderim të heroit Afrim Bunjaku](https://resources.koha.net/images/2026/September/24/642b6104-4887-476b-a399-8329b4702712.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 24 sht 2026 Homazhe në nderim të heroit Afrim Bunjaku](https://www.koha.net/arberi/homazhe-ne-nderim-te-heroit-afrim-bunjaku)
- [![Ambasada e SHBA-së rithekson thirrjen që autorët e sulmit në Banjskë të mbahen përgjegjës](https://resources.koha.net/images/2025/October/30/763e307e-45c6-43f9-a898-d3edeb3ac6a5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 24 sht 2026 Ambasada e SHBA-së rithekson thirrjen që autorët e sulmit në Banjskë të mbahen përgjegjës](https://www.koha.net/arberi/ambasada-e-shba-se-rithekson-thirrjen-qe-autoret-e-sulmit-ne-banjske-te-mbahen-pergjegjes)
- [![Osmani: 24 shtatori na kujton se liria kërkon sakrificë, por edhe se Kosova është e pathyeshme](https://resources.koha.net/images/2025/September/11/ef3fa2b7-bf73-4a18-ab42-89c36635b131.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 24 sht 2025 Osmani: 24 shtatori na kujton se liria kërkon sakrificë, por edhe se Kosova është e pathyeshme](https://www.koha.net/arberi/osmani-24-shtatori-na-kujton-se-liria-kerkon-sakrifice-por-edhe-se-kosova-eshte-e-pathyeshme)

[LAJMET E MBRËMJES.]() [OVL-UÇK me aksion para zyrës së BE-së: Që 6 vjet po tradhtohet besimi në drejtësi](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/ovl-uck-me-aksion-para-zyres-se-be-se-qe-6-vjet-po-tradhtohet-besimi-ne-drejtesi)

[Futboll.]() [Çfarë rekordesh theu Como në Champions?](https://www.koha.net/futboll/cfare-rekordesh-theu-como-ne-champions)

[Futboll.]() [Te Napoli ka përçarje mes lojtarëve](https://www.koha.net/futboll/te-napoli-ka-percarje-mes-lojtareve)

[Arbëri.]() [Merr intensitet angazhimi për procesin e apelit në Hagë](https://www.koha.net/arberi/merr-intensitet-angazhimi-per-procesin-e-apelit-ne-hage)

[Kronikë.]() [Dyshohet për grabitje në një objekt afarist në Gjakovë](https://www.koha.net/kronike/dyshohet-per-grabitje-ne-nje-objekt-afarist-ne-gjakove)

[Arbëri.]() [Mosmiratimi i pakos reformuese, pengesë për progres në drejtësi](https://www.koha.net/arberi/mosmiratimi-i-pakos-reformuese-pengese-per-progres-ne-drejtesi)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Bunjaku kujtohet nga kolegu i tij: Do të jetojë në çdo hap të lirisë së këtij vendi","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/bunjaku-kujtohet-nga-kolegu-i-tij-do-te-jetoje-ne-cdo-hap-te-lirise-se-ketij-vendi","datePublished":"2025-09-24T10:44:25+02:00","dateModified":"2026-07-11T11:50:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":278,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Heroi Afrim Bunjaku është kujtuar nga kolegu i tij, Fahri Shala, në dyvjetorin e rënies së tij në krye të detyrës në Banjskë.Duke kujtuar momentet e fundit me t","url":"https://www.koha.net/arberi/bunjaku-kujtohet-nga-kolegu-i-tij-do-te-jetoje-ne-cdo-hap-te-lirise-se-ketij-vendi","keywords":"afrim bunjaku, rasti banjska","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2023/September/27/afrim-bunjaku1695800281.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
