Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

En l'espace de 10 jours, quatre conteneurs de viande importés de « Apetit SHPK » ont été retrouvés non ouverts.

viande brésilienne

Brenda dhjetë ditësh, katër kontejnerë mishi me afat të skaduar me prejardhje nga Brazili, të destinuar për te kompania e mishit “Apetit SHPK” në Kosovë.  

Drejtoria e Doganave në Mal të Zi ka njoftuar se afati i mishit ka skaduar më 14 maj 2026, ndërsa është nisur për të hyrë në tregun e Kosovës, por është ndaluar nga autoritetet doganore në Tivar.

Sipas njoftimit nga Drejtoria e Doganave të Malit të Zi, në të dy rastet janë ndaluar ngarkesa me mish viçi me peshë totale rreth 103 tonë. Por dogana në Tivar ka vendosur përgjegjësinë edhe mbi doganën e Durrësit, për shkak të parregullsive të kësaj kompanie që janë hasur në portin e Durrësit.

Drejtori i qendrës “Alert”, Granit Sokolaj, importin e mishit me afat të skaduar nga Brazili e konsideron të rrezikshëm për qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë.

“Në fakt unë e kam ndjekur historinë e tregut të mishit në Kosovë, që në muajin shkurt dhe do të doja ta përkufizoja me një skandal që rrezikon shëndetin publik të qytetarëve të Kosovës dhe qytetarëve të Shqipërisë. E them edhe të Shqipërisë një, pjesë e atij mishi vjen edhe në Shqipëri, qoftë mish, qoftë edhe produkte mishi”, ka thënë Sokolaj.

Ai vlerëson se në mungesë të një baze ligjore që përcakton blerjen e mishit nga stabilimente të miratuara në Bashkimin Evropian, importohet mish me kualitet të dobët.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, gjatë gjithë kohës apo sa herë ka pasur problem me mishin vitet e kaluara, vitet më përpara, që deklaronte se mishi i Kosovës, pra i Brazilit, vinte nga stabilimente të miratuara nga Bashkimi Evropian. Në fakt AUV-ja ka gënjyer, zyrtarisht e kanë pranuar në komunikimet që kemi pasur ne si qendra “Alert”, si një OJQ, që merremi me mbrojtjen e konsumatorit në Kosovë dhe në Shqipëri, e kanë pranuar që nuk kanë bazë ligjore, pra nuk kanë bazë ligjore që të marrin mish nga stabilimente të miratuara, pra marrin ku të duan importuesit, ku është më lirë, qoftë edhe të skaduar”, ka theksuar Sokolaj.

KOHA ka kontaktuar Ministrinë e Bujqësisë, por zëdhënësi i këtij institucioni, Venhar Isufi, ka thënë se nuk mund të japë përgjigje në mungesë të një njoftimi zyrtar. KOHA ka kontaktuar edhe me Lamir Thaçin, zëdhënës i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, por as nga kjo Agjenci nuk ka marrë përgjigje. E në një reagim nga AUV-ja në Facebook thuhet se agjencia ka ngritur nivelin e masave të kontrollit ndaj operatorit në fjalë. AUV-ja ka paralajmëruar masa ekzekutive varësisht nga gjetjet që burojnë nga kontrollet.

Në prill të vitit 2024, mediat në Shqipëri patën raportuar se kompania “Apetit SHPK” ka futur në tregun shqiptar mish nga Brazili, duke pretenduar se është me orgjinë nga Kosova.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pati konfirmuar se mishi nga kompania “Apetit SHPK” i eksportuar në Shqipëri, qe me origjinë nga Kosova, dhe se nuk qe gjetur parregullsi që rrezikonte sigurinë ushqimore.

Nga 3 shtatori i këtij viti, Bashkimi Evropian ka pezulluar importin e disa produkteve shtazore nga Brazili, për shkak të mungesës së garancive të kërkuara sipas standardit evropian.

KOHA gjatë ditës ka bërë përpjekje që ta kontaktojë kompaninë “Appétit”. Në mbrëmje, nëpërmjet një reagimi për media, të transmetuar nga RTK, nga kjo kompani kanë thënë se mishit i ka skaduar afatit për shkak të problemeve në transportin publik ndërkombëtar, përfshirë vonesat në portet e transitit.

Përgjigje në pyetjet e KOHËS nuk ka kthyer as Dogana.

Rezana Bozhlani