Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj deklaratave të Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me një shkrim të ambasadorit britanik në Kosovë për Gjykatën Speciale.
Bajqinovci ka thënë se PDK-ja po përdor gjuhë që dëmton marrëdhëniet me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, ndërsa e ka quajtur të papërgjegjshme.
“Gjuha e papërgjegjshme e zyrtarëve të lartë të PDK-se ndaj SHBA-së dhe Britanisë së Madhe është e rrezikshme dhe e dëmshme. Kosova duhet t’i ruajë dhe t’i forcojë marrëdhëniet me aleatët e saj strategjikë. Kritikat mund të bëhen, por gjuha që dëmton raportet me partnerët tanë duhet të shmanget”, ka shkruar Bajqinovci.
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, të martën deklaroi se dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale janë individuale, dhe se në asnjë mënyrë nuk e gjykojnë shtetësinë e Kosovës e as sovranitetin.
« Les dernières condamnations concernent des crimes individuels commis contre des victimes issues de différentes communautés. Elles ne constituent en aucun cas un jugement sur le statut d’État du Kosovo, sa souveraineté ou son droit à déterminer son propre avenir, que le Royaume-Uni continuera de défendre avec vigueur. Les personnes condamnées ont le droit de faire appel de leur peine », a-t-il souligné.
E, Partia Demokratike e Kosovës më vonë i reagoi ambasadorit Hargreaves duke thënë se deklarimi i tij për aktgjykimin "është një reduktim i papranueshëm diplomatik i një vendimi me pasoja të gjera historike e politike për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës".
"Në arsyetimin e Dhomave të Specializuara, UÇK trajtohet në kuadër të konceptit të ‘ndërmarrjes së përbashkët kriminale’, ndërsa Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, sipas konstatimeve të aktgjykimit, janë shpallur përgjegjës për kontributin e tyre në të ashtuquajturin qëllim të përbashkët kriminal të UÇK-së”, thuhet në reagimin e PDK-së.