---
description: Avokati i Popullit ka thënë se nevojitet një reagim serioz dhe i koordinuar nga ana e qeverisë dhe autoriteteve të përfshira, për të garantuar transparencë, llo
title: "Avokati i Popullit: Vendimet pa formimin e institucioneve, me pasoja të pariparueshme për qytetarët"
image: https://resources.koha.net/images/2024/June/21/0d039978-32b0-43bf-a5cb-753e1be33263.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Avokati i Popullit: Vendimet pa formimin e institucioneve, me pasoja të pariparueshme për qytetarët

![Avokati i Popullit](https://resources.koha.net/images/2024/June/21/0d039978-32b0-43bf-a5cb-753e1be33263.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 29 maj 2025 10:50
- Shpërndaje në:

- 29 maj 2025 10:50
- Shpërndaje në:

Avokati i Popullit ka thënë se nevojitet një reagim serioz dhe i koordinuar nga ana e qeverisë dhe autoriteteve të përfshira, për të garantuar transparencë, llogaridhënie dhe zgjidhje të qëndrueshme lidhur me çështjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike nga ZRRE-ja. 

Ky institucion ka kërkuar pezullimin e zbatimit të vendimit deri në përfundimin e hetimeve dhe shqyrtimin e të gjitha aspekteve ligjore, sociale dhe ekonomike që lidhen me këtë çështje.

Përmes opinionit adresuar Qeverisë në detyrë, Avokati i Popullit ka vlerësuar se rritja për 16.1% e tarifave për energjinë elektrike ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kostos së jetesës, duke rënduar veçanërisht situatën e konsumatorëve në nevojë dhe të familjeve që përfitojnë asistencë sociale.

Ndërkohë, ka shprehur shqetësim për mungesën e bashkërendimit ndërinstitucional dhe mosrespektimin e dispozitave të nenit 49 të Ligjit për Energjinë Elektrike, i cili kërkon konsultim ndërmjet ZRRE-së dhe institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë.

Institucioni i Avokatit të Popullit ka vlerësuar se Qeveria ka obligim të veprojë në përputhje me dispozitat e Ligjit për Energjinë Elektrike, në mënyrë që vendimet e tilla të ZRRE, të përcillen me masa përmes të cilave do mbrohen të drejtat e konsumatorëve në nevojë dhe kategoritë e tjera të cenueshme. 

“E po ashtu të ndërmarrin masa konkrete me qëllim të krijimit e kushteve të përballueshme edhe për komunitetin e biznesit, duke krijuar kushte të përshtatshme për liberalizim të tregut me kushte të favorshme, si dhe duke marr masa me qëllim që të shmangët krijimi i monopolit”, thuhet në opinion.

Gjithashtu, vlerëson se mungesa e institucioneve të konstituuara në kohën e marrjes së vendimeve ka pamundësuar proces të balancuar dhe të përgjegjshëm. 

[Edhe ![Avokati i Popullit kërkon pezullimin e vendimit për shtrenjtim të rrymës](https://resources.koha.net/images/2025/March/25/0e2b0d7e-34f7-4d55-b80a-067b0b916db4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 pri 2025 Avokati i Popullit kërkon pezullimin e vendimit për shtrenjtim të rrymës](https://www.koha.net/arberi/avokati-i-popullit-kerkon-pezullimin-e-vendimit-per-shtrenjtim-te-rrymes)

“Vendimet e marra në mungesë të kapaciteteve të plota institucionale mund të sjellin pasoja të pariparueshme për qytetarët dhe nuk i shërbejnë interesit publik. Në këtë kontekst, është e domosdoshme të theksohet përgjegjësia që bie mbi qeverinë dhe institucionet përkatëse, të cilat kanë për detyrë të garantojnë një proces të rregullt, të drejtë dhe transparent në menaxhimin e kësaj çështjeje. Mungesa e transparencës gjatë procesit ka kontribuar në rritjen e mosbesimit publik, ndërsa shqetësimet e ngritura nga qytetarët kanë mbetur pa përgjigje adekuate, duke thelluar ndjenjën e papërgjegjshmërisë institucionale”.

Avokati i Popullit thekson se nëse nuk merren masa të menjëhershme dhe konkrete për të përmbushur detyrimet ligjore ndaj qytetarëve, situata mund të marrë përmasa shqetësuese.

 

[#avokati i popullit](https://www.koha.net/tag/avokati-i-popullit) [#institucione](https://www.koha.net/tag/institucione) [#qeveria](https://www.koha.net/tag/qeveria) [#rryma](https://www.koha.net/tag/rryma) [#zrre](https://www.koha.net/tag/zrre)

Artikuj të ngjashëm

- [![ZRRE-ja “shuan” shpresat për pezullim të vendimit për shtrenjtimin e rrymës](https://resources.koha.net/images/2025/April/16/8752d204-f0c4-4df6-818a-8c546180bc92.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 maj 2025 ZRRE-ja “shuan” shpresat për pezullim të vendimit për shtrenjtimin e rrymës](https://www.koha.net/arberi/zrre-ja-shuan-shpresat-per-pezullim-te-vendimit-per-shtrenjtimin-e-rrymes)
- [![Avokati i Popullit: Shtrenjtimi i rrymës cenon të drejtat themelore të njeriut](https://resources.koha.net/images/2023/March/31/rryma1680279085.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 30 pri 2025 Avokati i Popullit: Shtrenjtimi i rrymës cenon të drejtat themelore të njeriut](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/avokati-i-popullit-shtrenjtimi-i-rrymes-cenon-te-drejtat-themelore-te-njeriut)
- [![Hoti kritikon Qeverinë: Rritja e çmimit të energjisë dhe naftës po rëndon qytetarët](https://resources.koha.net/images/2022/October/20/Avdullah_Hoti-MEF-Intervista-Koha_Ditore-Qeverine-Kosoves-Prishtine-15-07-2015-dp_215462023571666270055.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 kor 2026 Hoti kritikon Qeverinë: Rritja e çmimit të energjisë dhe naftës po rëndon qytetarët](https://www.koha.net/arberi/hoti-kritikon-qeverine-rritja-e-cmimit-te-energjise-dhe-naftes-po-rendon-qytetaret)
- [![Kriza institucionale po cenon të drejtat e qytetarëve, thotë Avokati i Popullit](https://resources.koha.net/images/2026/July/05/bce778b5-b0b6-4007-8a6e-570fe07766b9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 5 kor 2026 Kriza institucionale po cenon të drejtat e qytetarëve, thotë Avokati i Popullit](https://www.koha.net/arberi/kriza-institucionale-po-cenon-te-drejtat-e-qytetareve-thote-avokati-i-popullit)

[Botë.]() [SHBA-ja dhe Venezuela nënshkruajnë marrëveshje për rivendosjen e bashkëpunimit ushtarak](https://www.koha.net/bote/shba-ja-dhe-venezuela-nenshkruajne-marreveshje-per-rivendosjen-e-bashkepunimit-ushtarak)

[Arbëri.]() [Hasani pasi Thaçit nuk iu unifikuan dënimet: Kjo ka ndodhur veç në kohën e Enver Hoxhës](https://www.koha.net/arberi/hasani-pasi-thacit-nuk-iu-unifikuan-denimet-kjo-ka-ndodhur-vec-ne-kohen-e-enver-hoxhes)

[Botë.]() [Bullgaria zbulon një operacion pesëvjeçar të spiunazhit kibernetik](https://www.koha.net/bote/bullgaria-zbulon-nje-operacion-pesevjecar-te-spiunazhit-kibernetik)

[Arbëri.]() [Paralajmërimi për erëra të forta, Inspektorati bën thirrje për kujdes të shtuar për sigurinë e punëtorëve](https://www.koha.net/arberi/paralajmerimi-per-erera-te-forta-inspektorati-ben-thirrje-per-kujdes-te-shtuar-per-sigurine-e-punetoreve)

[Botë.]() [Rusia po përgatiste sulm pranë kufirit polak, për ta fajësuar Ukrainën](https://www.koha.net/bote/rusia-po-pergatiste-sulm-prane-kufirit-polak-per-ta-fajesuar-ukrainen)

[Basketboll.]() [Bashkimi e humb ndeshjen e parë ndaj Manchesterit](https://www.koha.net/basketboll/bashkimi-e-humb-ndeshjen-e-pare-ndaj-manchesterit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Avokati i Popullit: Vendimet pa formimin e institucioneve, me pasoja të pariparueshme për qytetarët","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/avokati-i-popullit-vendimet-pa-formimin-e-institucioneve-me-pasoja-te-pariparueshme-per-qytetaret","datePublished":"2025-05-29T10:50:58+02:00","dateModified":"2026-07-11T07:10:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":463,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Avokati i Popullit ka thënë se nevojitet një reagim serioz dhe i koordinuar nga ana e qeverisë dhe autoriteteve të përfshira, për të garantuar transparencë, llo","url":"https://www.koha.net/arberi/avokati-i-popullit-vendimet-pa-formimin-e-institucioneve-me-pasoja-te-pariparueshme-per-qytetaret","keywords":"avokati i popullit, institucione, qeveria, rryma, zrre","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/June/21/0d039978-32b0-43bf-a5cb-753e1be33263.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
