Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

L'Association des municipalités manifeste le 1er septembre devant le gouvernement

ASSOCIATION

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se një takim të Këshillit të Kryetarëve është vendosur që më 1 shtator të protestohet para ndërtesës së Qeverisë.

Përmes një njoftimi në Facebook bëhet e ditur se përmes protestës do të kërkohet mbrojtja e buxheteve, pronës dhe kompetencave komunale, kompensimi i obligimeve që burojnë nga kontratat kolektive, zbatimi i normës së përvojës së punës prej 0.5 për qind nga buxheti i nivelit qendror, kompensimin e dëmeve nga vërshimet, financim të drejtë për komunat dhe ndalimin e ndërhyrjeve të nivelin qendror në autonominë lokale.

“Sot, në takimin e Këshillit të Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës, u vendos që më 1 shtator 2026, në orën 11:00, të organizohet protestë në Sheshin “Skënderbeu”, përballë ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje në deklaratë thuhet se “protesta do të jetë paqësore, institucionale dhe jopartiake, në mbrojtje të interesave të Komunave dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një shkrim në Facebook e ka akuzuar Qeverinë Kurti për “qasje totalitare” ndaj pushtetit lokal.  Sipas tij, VV-ja po i ndëshkon komunat që nuk udhëhiqen nga kjo parit. Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka thënë se nuk do të marrin pjesë në protestë, derisa në përgjigje ndaj Ramës, ka thënë se ai nuk mund të flasë në emër të të gjithë kryetarëve të komunave.