Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, në shkresën zyrtare dorëzuar Kuvendit të Kosovës për kthimin në shqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara, ka deklaruar se më 22 tetor ka pranuar propozimin zyrtar të PDK-së për t’i dhënë Kuvendit të Kosovës mundësinë ta rishqyrtojë Ligjin për Dhomat e Specializuara. Kjo, me qëllim të shqyrtimit të mëtejmë të dispozitave të tij, veçanërisht atyre që ndërlidhen me juridiksionin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara si dhe me garantimin e plotë të të drejtave kushtetuese të personave që po gjykohen pranë Dhomave të Specializuara.
Tutje në arsyetimin e Zyrës së Presidentes thuhet se propozimi i PDK-së ka ardhur në kuadër të takimeve dhe konsultimeve me përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve përkatëse që ajo ka zhvilluar me qëllim të bashkërendimit të veprimeve ndërinstitucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës së UÇK-së dhe rolit të saj, përfshirë angazhimet që synojnë mbrojtjen sa më të mirë të të drejtave dhe interesave të krerëve të saj që po gjykohen në Dhomat e Specializuara.
“Duke pasur parasysh sakrificën, angazhimin dhe kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të krerëve të saj në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, pas pranimit të Ligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (në tekstin e mëtejmë: Ligji), kam shprehur gatishmërinë për shpalljen e tij, në përputhje me kompetencat e mia kushtetuese. Në këtë kontekst, kam marrë parasysh edhe Deklaratën e Kuvendit të Republikës së Kosovës për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të datës 28 shtator 2026 (nr. 11De-001), duke mbështetur qëndrimin e shprehur në të, kundër çdo përpjekjeje për të shtrembëruar të vërtetën historike të Kosovës, për të vënë në dyshim karakterin çlirimtar të luftës së saj apo për të barazuar popullin që luftoi për liri dhe mbijetesë me regjimin që e shtypi atë”, thuhet në arsyetim.



Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga presidentja Justina Shiroka-Pula që ta rikthejë për rishqyrtim ndryshimin në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Në një komunikatë për media nga PDK-ja më 22 tetor është thënë se në rishqyrtim synohet adresimi i elementeve që mund ta pengojnë zbatimin e ligjit.
Le 6 octobre, l'Assemblée a approuvé, à l'initiative du PDK, des amendements à la loi sur le Tribunal spécial. Cette loi visait à limiter le mandat du Tribunal spécial dans le temps, l'espace et les matières concernées.
L'Assemblée a pris cette décision après avoir condamné quatre anciens dirigeants de l'UCK, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli et Rexhep Selimi, à 81 ans de prison pour crimes de guerre.
Jusqu'au moment de l'approbation, des manifestations ont eu lieu devant les institutions pendant plusieurs jours.