Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

La cour d'appel examine le cas d'Hysri Selim ; le parquet requiert une peine plus lourde pour espionnage.

Hysri Selimi

Është paraqitur në Gjykatën e Apelit i akuzuari Hysri Selimi, i dënuar në shkallë të parë me 6 vjet për veprën penale “Spiunazhi”. 

Prokuroria Speciale ka paraqitur ankesë në Apel dhe ka kërkuar që të pandehurit t’i shqiptojë dënim më të lartë për të pandehurin. 

Ankesë në Apel ka parashtruar edhe mbrojtja të pandehurit Selimi. 

Mbrojtja ka kërkuar që i pandehuri Selimi të lirohet nga akuza ose aktgjykimi të anulohet dhe çështja të kthehet në rigjykim.

E Prokuroria e Apelit e ka mbështetur ankesën e Prokurorisë Speciale dhe ka kërkuar që të akuzuarit t’i shqiptojë dënim me kohëzgjatje më të lartë.