---
description: Gjykata e Apelit ka hapur seancën në rastin e njohur si “53 milionëshi”. Prezentë në sallën e pallatit të drejtësisë janë të katër të pandehurit me avokatët e t
title: Apeli shqyrton ankesat e Lekajt dhe të tjerëve në rastin e “53 milionëshit”
image: https://resources.koha.net/images/2024/October/07/ad4f0d4b-550a-4128-8928-256362cfaa70.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Apeli shqyrton ankesat e Lekajt dhe të tjerëve në rastin e “53 milionëshit”

![Pal Lekaj](https://resources.koha.net/images/2024/October/07/ad4f0d4b-550a-4128-8928-256362cfaa70.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Ardit Kika](https://www.koha.net/autori/ardit-kika/articles) [![Ardit Kika](https://resources.koha.net/author/2021/May/28/ardit_kika1622231451.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/ardit-kika/articles)
- 7 tetor 2024 10:39
- Shpërndaje në:

- Nga: [Ardit Kika](https://www.koha.net/autori/ardit-kika/articles) [![Ardit Kika](https://resources.koha.net/author/2021/May/28/ardit_kika1622231451.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/ardit-kika/articles)
- 7 tetor 2024 10:39
- Shpërndaje në:

Gjykata e Apelit ka hapur seancën në rastin e njohur si “53 milionëshi”. Prezentë në sallën e pallatit të drejtësisë janë të katër të pandehurit me avokatët e tyre.

Gjykata Themelore në Prishtinë me aktgjykimin e nxjerrë në prill 2024 e dënoi ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”. 

Ai është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit.   
Lekaj është dënuar edhe me dënim plotësues, që ia ndalon për 3 vjet e gjashtë muaj ushtrimin e funksionit publik në administratë publike. 

Bashkë me të janë dënuar edhe ish-sekretari i Ministrisë Nebih Shatri me një vit e tetë muaj, drejtori i Prokurimit Besim Tahiri me një vit e tetë muaj burgim dhe këshilltari Eset Berisha me 3 vjet e tre muaj.

Gjyqtari referues, Burim Ademi, ka theksuar se Prokuroria ka kërkuar që të rritet dënimi për të pandehurit, duke argumentuar se Gjykata Themelore në Prishtinë u ka dhënë peshë të tepërt provave shfajësuese. 

[Edhe ![Ish-ministri Pal Lekaj dënohet me tre vjet e tetë muaj burgim edhe në rigjykim](https://resources.koha.net/images/2024/October/07/ad4f0d4b-550a-4128-8928-256362cfaa70.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 9 sht 2026 Ish-ministri Pal Lekaj dënohet me tre vjet e tetë muaj burgim edhe në rigjykim](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/ish-ministri-pal-lekaj-denohet-me-tre-vjet-e-tete-muaj-burgim-edhe-ne-rigjykim)

Ai ka deklaruar se mbrojtja e të akuzuarve është ankuar mbi të gjitha bazat ligjore ku bëjnë pjesë vërtetimi i gabuar i gjendjes faktike si dhe shkeljet e dispozitave penale. 

Mbrojtësit kanë kërkuar që aktgjykimi i Themelores të prishet dhe të kthehet në rigjykim. Mbrojtja e Lekajt, sipas përmbledhjes së gjyqtarit referues, ka thënë se nuk ekziston lidhja shkakësore mes veprimeve të ish-ministrit me kryerjen e veprës penale.

[#Pal Lekaj](https://www.koha.net/tag/pal-lekaj) [#rasti 53-milioneshi](https://www.koha.net/tag/rasti-53-milioneshi) [#Gjykata e Apelit](https://www.koha.net/tag/gjykata-e-apelit) [#Bechtel Enka](https://www.koha.net/tag/bechtel-enka)

Artikuj të ngjashëm

- [![Pal Lekaj dënohet me burgim edhe në rigjykim](https://resources.koha.net/images/2024/February/04/LEKAJ1707076245.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 9 sht 2026 Pal Lekaj dënohet me burgim edhe në rigjykim](https://www.koha.net/arberi/lekaj-denohet-me-burgim-edhe-ne-rigjykim)
- [![Ish-ministri Lekaj mbrohet në heshtje në rastin “53-milionëshi”](https://resources.koha.net/images/2024/February/04/LEKAJ1707076245.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 3 sht 2026 Ish-ministri Lekaj mbrohet në heshtje në rastin “53-milionëshi”](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/ish-ministri-lekaj-mbrohet-ne-heshtje-ne-rastin-53-milioneshi)
- [![Të akuzuarit për 53-milionëshin mbrohen në heshtje](https://resources.koha.net/images/2024/October/07/ad4f0d4b-550a-4128-8928-256362cfaa70.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 sht 2026 Të akuzuarit për 53-milionëshin mbrohen në heshtje](https://www.koha.net/arberi/te-akuzuarit-per-53-milioneshin-mbrohen-ne-heshtje)
- [![Anulohet seanca në rastin e njohur si “53-milionëshi”](https://resources.koha.net/images/2024/February/04/LEKAJ1707076245.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 jan 2026 Anulohet seanca në rastin e njohur si “53-milionëshi”](https://www.koha.net/arberi/anulohet-seanca-ne-rastin-e-njohur-si-53-milioneshi)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Apeli shqyrton ankesat e Lekajt dhe të tjerëve në rastin e “53 milionëshit”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/apeli-shqyrton-ankesat-e-lekajt-dhe-te-tjereve-ne-rastin-e-53-milioneshit","datePublished":"2024-10-07T10:39:06+02:00","dateModified":"2026-07-11T05:45:07+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":281,"author":[{"@type":"Person","name":"Ardit Kika","url":"https://www.koha.net/autori/ardit-kika/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Gjykata e Apelit ka hapur seancën në rastin e njohur si “53 milionëshi”. Prezentë në sallën e pallatit të drejtësisë janë të katër të pandehurit me avokatët e t","url":"https://www.koha.net/arberi/apeli-shqyrton-ankesat-e-lekajt-dhe-te-tjereve-ne-rastin-e-53-milioneshit","keywords":"Pal Lekaj, rasti 53-milioneshi, Gjykata e Apelit, Bechtel Enka","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/October/07/ad4f0d4b-550a-4128-8928-256362cfaa70.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
