Analisti politik në Shqipëri, Mentor Nazarko ka komentuar reagimin e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu për protestat në Shqipëri.
Nazarko e ka quajtur të vonshëm reagimin e Kosovës, derisa ka kërkuar reagim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Analisti nga Shqipëria në emisionin “60 Minuta” në KTV, është shprehur se Kurti ka ndikim te rinia e Shqipërisë, andaj duhet ta përdorë këtë popullaritet derisa siç tha – Shqipëria po digjet.
“Reagimi i Kosovës është i vonuar, më mirë i vonuar sesa hiç fare. Kam pritur reagimin e kryeministrit Kurti sepse ka popullaritet te rinia shqiptare, te rinia e Shqipërisë. Nëse ka popullaritet duhet ta përdorë, njëjtë si Rugova në vitin 1997 i cili me gjithë raportet e tij me Sali Berishën që ishin të ftohta sepse atëherë Berisha favorizonte Adem Demaçin, Rugova e uroi Berishën që u zgjodh nga një parlament monopartiak por ama i i bëri thirrje të ndalet dhuna dhe anarkia nga të cilat përfiton armiqtë e Shqipërisë dhe dëmtohet Shqipëria dhe Kosova”, është shprehur Nazarko.
Ai tutje ka thënë se protestat aktuale në Shqipëri janë më shkatërrimtaret në historinë moderne të Shqipërisë. Siç potencoi Nazarko, sipas një vlerësimi, dëmi deri më tani është rreth 200 milionë dollarë.
“Për nga intensiteti, janë protestat ndoshta më shkatërrimtare të kryera ndonjëherë në historinë moderne të Shqipërisë. Janë sulmuar institucionet kryesore të Shqipërisë, nuk ka ndodhur kjo në vitin 1990 apo në vitin 1997. Fatura e dëmeve sipas një vlerësimi është 200 milionë dollarë. Shqipëria është duke u djegur dhe fqinji apo vëllai siç është Kosova nuk mund të fërkojë duart në zjarrin e vëllait tjetër. Pra Shqipëria është duke u djegur, kjo është mbi të gjitha dhe që duhet të provokojë çdo vetëdije të ndonjë patrioti, nacionalisti kudo që flitet shqip”, është shprehur Nazarko në “60 Minuta” në KTV.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka thënë sot se kërkesat e protestuesve në Shqipëri duhet të dëgjohen nga institucionet.
Elle a déclaré que la violence devait être stoppée à la fois par les manifestants et par la police.
Ndërkohë kryeministri Kurti ende nuk ka reaguar.