Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Acte d'accusation : La Serbie a mobilisé toutes ses forces, mais cela n'a pas suffi à éliminer Adem Jashari.

Prékaz

Photo : Alban Bujari

Aktakuza e Prokurorisë Speciale kundër 35 personave dokumenton në mënyrë të detajuar se Masakra e Jasharëve nuk ishte rezultat i një përleshjeje të rastësishme apo i veprimeve të izoluara të disa njësive policore. Në aktakuzë thuhet se ishte një plan i organizuar nga forcat serbe të cilët të motivuar nga urrejtja etnike synonin spastrimin etnik të asaj zone. Në krye të këtij organizimi qëndronin Jovica Stanishiq, Vlastimir Gjorgjeviq dhe Sreten Lukiq, të cilët, sipas aktakuzës, hartuan, miratuan dhe mbikëqyrën operacionin.

Nga 5 deri më 7 mars 1998 shënohen ditët kur njësi të mirorganizuara nga aparati shtetëror serb kryen sulm ndaj familjes Jashari. Aty mbetën të vrarë 59 persona në mesin e të cilëve 26 civilë të pambrojtur.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale e ngritur të premten kundër 35 personave të cilën e ka siguruar KOHA, i përshkruan në mënyrë të detajuar veprimet që dyshohet se ndërmorën të dyshuarit në sulmin e paparalajmëruar për të cilin kishin menduar se do të zgjaste vetëm disa orë.

Në krye të operacionit, sipas Prokurorisë, ishte i vendosur Jovica Stanishiq, i cili në atë kohë ishte zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe shef i Departamentit të Sigurisë Shtetërore, ndërsa zëvendësi i tij ishte i pandehuri Vlastimir Gjorgjeviq, në cilësinë e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme.

Plani, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, ishte ndihmuar edhe nga Sreten Lukiq, i cili ishte përgjegjës për koordinimin operacional të Njësisë për Operacione Speciale, Njësive Speciale Antiterroriste dhe Njësisë së Posaçme të Policisë.

Që nga janari i 1998-s e deri në përfundim të sulmit, në aktakuzë thuhet se lagjja ishte 24 orë nën vëzhgimin e kamerave. Ndërsa sulmin ndaj shtëpive të Adem Jasharit dhe kushërinjve të tij akuzohet se e ka udhëhequr i dyshuari Milorad Ulemek, i njohur me nofkën “Legia”.

Këtë pretendim, Prokuroria e ka mbështetur në deklaratën e një dëshmitari të mbrojtur i cili e ka pranuar që si pjesë e forcave serbe ishte prezent në Prekaz gjatë këtyre tri ditëve, por që nuk kishte marrë pjesë në sulm.

“Lidhur me ngjarjen dëshmitari ka shtuar me tej se nëse Adem Jashari kishte qenë cak i tyre, para këtij sulmi shumë herë kishte mundësi të arrestohej, apo çak edhe të likuidohej (vrarë), nëse ishte qëllimi për ta vrarë, sepse pjesëtaret e Njësisë për Operacione Speciale të cilët ishin në “Villë”, gjatë daljes se tyre gjatë natës në patrullë, e kishin njoftuar shtabin se si e kishin parë Adem Jasharin, se si kishte kaluar përskaj tyre në rrugë dhe nga shtabi gjithmonë ishin lajmëruar që vetëm ta vëzhgonin situatën dhe të mos ndërmarrin asnjë veprim”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë për masakrën te Jasharët.

Në ditën e parë të sulmit, sipas aktakuzës Legia ka përdorur armatim të rëndë, por meqë pati hasur në rezistencë, në ditën e dytë ka kërkuar që të përdorte bomba fosfori për helmimin e personave që ndodheshin në shtëpi.

“Pas kësaj, siç thekson dëshmitari, kur “Legia” kishte shkuar në shtab, ishte shumë i nervozuar dhe kishte kërkuar nga Goran Radosavljević “Guri” që për ditën e nesërme t’i sigurojë bombat e fosforit, të cilat me minahedhës do t’i gjuante në oborr, me qëllim që t’i helmojë ata njerëz që kishin qenë në shtëpi, sepse, sipas tij, ndryshe nuk mund të hynte brenda”, thuhet tutje në aktakuzë.

Duke u mbështetur në dëshminë e këtij dëshmitari, sipas Prokurorisë Speciale në sulm morën pjesë rreth dy mijë persona nga Shtabi Ndërsektorial që ishte formuar më 1998-n nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë për këtë qellim.

“Tek të pandehurit e lartcekur ka ekzistuar dashja direkte për kryerjen e këtij sulmi dhe se kanë qenë të vetëdijshëm për pasojat të cilat do të shkaktoheshin gjatë realizimit të sulmit, marrë parasysh se popullsia civile ka qenë prezentë në masë të madhe në shtëpitë e tyre të cilat po ashtu ishin objekte civile e që sipas të drejtës ndërkombëtare popullsia dhe objektet civile duhet të mbrohen”, thuhet në aktakuzën e PSRK-së.

Provat e Prokurorisë Speciale kanë treguar se pjesëmarrësit në sulm ishin veshur me rroba të tjera për t’u dukur si strukturë policore e rregullt.

Dëshmitari ka treguar në PSRK, se pas sulmit, disa udhëheqës të këtyre njësive kishin marrë medalje dhe ishin ngritur në detyrë nga Sllobodan Millosheviqi.

13 nga të akuzuarit kanë lindur në Kosovë dhe dyshohen që secili veç e veç si dhe në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të krimit të luftës kundër popullatës civile.

Në këtë proces janë 24 dëshmitarë, e që 18 prej tyre kanë statusin e të dëmtuarit.

Les 5, 6 et 7 mars, les forces serbes ont tué plus de 50 personnes lors d'une attaque à Prekaz contre la famille d'Adem Jashari, héros du Kosovo et l'un des fondateurs de l'Armée de libération du Kosovo (UCK). Il s'agissait de la troisième attaque menée par les forces serbes contre le commandant de l'UCK, Adem Jashari, sa famille et le quartier Jashari à Skenderaj, dans la commune de Prekaz.

Vingt-deux membres de la famille proche d'Adem Jashari ont été tués, ainsi que 33 habitants du quartier et d'autres personnes. Bashkimi, le fils de Rifat Jashari, qui a réussi à fuir, et Besarta, la fille de Hamëz Jashari, ont survécu à l'attaque.

La première attaque contre la famille Jashari a eu lieu le 30 décembre 1991, tandis que la seconde a été perpétrée par des forces paramilitaires serbes en janvier 1998.

Le 22 janvier 1998, les forces serbes attaquèrent la famille Jashari, mais les enfants et les femmes de la famille résistèrent. Cependant, au cours de cet affrontement qui dura près de 30 minutes, Iliriana, fille de Rifat Jashari, et Selvetja, fille de Hamëz Jashari, furent blessées.

Blendina Veliqi