Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Abdixhiku après sa rencontre avec Kurti : Le pays se dirige vers des élections

Kurti-Abdixhiku

Photo de : Driton Pacharada

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i LVV-së, Albin Kurti janë takuar të mërkurën pasdite për të diskutuar, siç kanë thënë, zhvillimet që pasuan pas pajtueshmërisë për kandidatin për president. Abdixhiku ka folur shkurt pas takimit, ndërsa më herët në një postim ka kritikuar gjashtë kolegët që kanë thënë se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun, e që sipas tij ishte në fakt kandidat i propozuar nga LDK-ja. Ai ka ironizuar me arsyetimin e tyre se do të jemi opozitë, duke thënë se ky ka qenë qëndrim edhe i LDK-së. Ai ua ka kujtuar deputetëve “rebelë” veprimet në vitin 2020, në kulmin e pandemisë, dhe pasojat që prodhoi për LDK-në krijimi i Qeverisë Hoti me AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe

Me votat e 74 deputetëve që besohet se janë në favor të zgjedhjes së Bekim Sejdiut president, nuk mund të evitohen zgjedhjet e reja të parakohshme. Propozimi që Sejdiu të propozohet si kandidat i përbashkët i LVV-së dhe LDK-së për president është kundërshtuar të martën nga gjashtë deputetët e LDK-së, përkatësisht Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Janina Ymeri, Armend Zemaj dhe Arben Gashi. Ky grup i deputetëve që kanë qenë edhe kundër që Lumir Abidxhiku të mbetet kryetar partie, tashmë me qëndrime i janë bashkuar partive parlamentare, PDK-së e Aleancës. Këto subjekte kanë deklaruar se jo vetëm që janë kundër cilitdo emër për president që del nga marrëveshjet me LVV-në, por edhe që vetë fituesja e zgjedhjeve të drejtojë qeverinë e ardhshme. Për qeveri e president, LVV-ja nuk mund të llogarisë as në 9 deputetët e Listës Serbe. 

Për qëndrimin e gjashtë deputetëve ka shkruar të martën vetë Abdixhiku.   

“Zgjedhjet e reja nuk kanë qenë agjendë e LDK-së. Nuk kanë qenë as kërkesë dhe as vendim i anëtarësisë sonë. Por tash e sa muaj, ato kanë qenë agjendë e qartë e grupeve të tjera politike, të cilat, siç duket, tashmë po ndikojnë edhe në rrjedhat tona me sukses”, ka deklaruar Abdixhiku.

Arsyetimin e gjashtë deputetëve se nuk duan t’ia zgjasin jetën pushtetit të Albin Kurtit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si të paqëndrueshëm.

“Dje nuk u refuzua asnjë marrëveshje qeverisëse me VV-në, sepse një marrëveshje e tillë nuk ekzistonte. LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në opozitë. Të gjithë deputetët tanë ishin pajtuar me këtë pozicion. Prandaj, për çfarë po rrahin gjoks? Çfarë paskan shpëtuar? Dje u refuzua zgjidhja e presidentit të Kosovës. U refuzua votimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja dhe, me këtë refuzim, u përcaktua edhe fati i vendit, zgjedhje të reja. Dëm mund të bëjë çdokush. Për këtë, ja dora!”, ka shkruar ai.

Abdixhiku ua ka kujtuar deputetëve “rebelë” historinë e veprimeve të këtij subjekti në vitin 2020 dhe pasojat që prodhoi largimi nga koalicioni me LVV-në në kulmin e pandemisë dhe krijimi i Qeverisë Hoti me AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe. 

“Por siç ju kam thënë në vitin 2020, kur u verbuat dhe sollët LDK-në në 12%; po ju them dhe tani, ky veprim është dëm vetëm ndaj LDK-së. Se si nuk e shihni këtë, se si nuk ndieni këtë fat, se si ndiheni të përmbushur nga lëvdatat e atyre që gjithë jetën janë anti-LDK, këtë nuk e kuptoj!”, ka thënë Abdixhiku. 

Kryetari i LDK-së, për situatën brenda partisë së tij dhe vështirësitë në zbatimin e marrëveshjes e ka njoftuar të martën pasdite kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, në një takim që ata kanë mbajtur në Kuvendin e Kosovës. 

Abdixhiku ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe se duke marrë parasysh realitetin e krijuar vendi po shkon drejt zgjedhjeve.

“Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në të dy partitë, siç e do rendi do të ketë procese diskutuese, do të njoftojmë edhe zyrtarisht njëri-tjetrin për zhvillimet partiake, këtë e bëra për takimet që kanë ndodhur dje e njoftova zyrtarisht”, është shprehur Abdixhiku. 

Pas takimit me Abdixhikun, kryetari i LVV-së, Albin Kurti nuk është deklaruar për media. Edhe gjatë një aktiviteti për energjinë që pati gjatë ditës ai ishte i shkurtër në komentimin e situatës. 

“Natyrisht, siç kam thënë mbrëmë, do të zhvillojmë edhe takime dhe mbledhje. Për ne marrëveshja politike është valide”, ka deklaruar ai. 

E mbrëmjen e së martës, referuar situatës së krijuar në LDK, Kurti ka thënë se në Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes mbështetja ishte e plotë për Bekim Sejdiun. 

“Natyrisht kjo mbledhje ishte në dijeni të zhvillimeve të orëve të fundit, ku në njërën anë ishte shpresëdhënës qëndrimi i Kryesisë së LDK-së për mbështetje të plotë për profesor Bekim Sejdiun si emër për president që u pajtuam dy subjektet. Por, më pas patëm njoftimin negativ që gjashtë deputetë nga 18 sa i ka LDK-ja nuk e mbështesin profesor Bekim Sejdiun për president të Republikës së Kosovës. Është situatë e re që kërkon që në njërën anë të takohemi përsëri me kryetarin e LDK-së por edhe me Kryesinë e Vetëvendosjes”, ka theksuar Kurti.

Kreu i VV-së ka thënë se sjellja e deputetëve është e papërgjegjshme, absurde dhe e dëmshme.  

“Për mua si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe si kryeministër në detyrë i Kosovës, por edhe udhëheqës i ekipit negociator me LDK-në, marrëveshja politike e arritur është e vlefshme. Ajo qëndron. Është marrëveshje e arritur me shumë mund, e drejtë, e mirë, e vërtetë e dobishme. Por, çfarë të bëjmë që kishim këtë veprim negativ të gjashtë deputetëve”, ka thënë Kurti. 

I pyetur nëse do të takohet me Aleancën që ka shtatë deputetë, Kurti ka thënë se beson se duhet të takohet. Por, ai ka thënë se s’ka kuptim që Aleanca vendos kushte e refuzon takim. Ai ka thënë se nuk mund t’i imponohen kushte një subjekti politik e të refuzosh të takosh. Aleanca ka vendosur gjashtë kushte për ta përkrahur zgjedhjen e presidentit. Ndër to është pranimi i gazit amerikan.

“Besoj se nuk ka qytetar të Kosovës që nuk e ka kuptuar në këtë mbrëmje që ka disa njerëz që me aq lehtësi një marrëveshjeje të arritur me aq shumë mund i thonë jo e nuk e qajnë kokën që kjo shpie në zgjedhje të reja. Pavarësisht kësaj moskokëqarje, jemi shumë të përgjegjshëm të insistojmë në validitetin e marrëveshjes politike për kandidatin e profesor Bekim Sejdiut për president”, ka thënë Kurti.

Arjeta Fejza, deputete e partisë fituese të zgjedhjeve, e ndërlidhi kundërshtinë e gjashtëshes të LDK-së me një parti tjetër. 

“Deputetët sabotues të LDK-së kanë qëndruar për ta votuar një kandidat politik të PDK-së, siç ka qenë Hashim Thaçi. Të njëjtët sot po refuzojnë ta votojnë një kandidat apolitik, siç është Bekim Sejdiu. Kjo mund të quhet frymë Thaçiane ose PDK-iane, por assesi rugoviane!”, ka thënë ajo. 

Vigan Qorrolli, également député LVV, a lié la position opposée des députés LDK à celle du PDK.

“Grenelli i falënderon 6-shen “sabotuese” të PDK-së… ups, pardon -- të LDK-së, për argatin reciprok!”

Kritika të ngjashme ka bërë edhe deputetja Arbëreshë Kryeziu Hyseni. 

Selon l'analyste politique Artan Muhaxhiri, les attaques contre six députés de la LDK s'inscrivent dans le cadre de la campagne pour les prochaines élections. 

“Lirisht mund të thuhet se jemi në një periudhë të parafushatës, pasi nuk ka asnjë indikacion që mund të arrihet numri prej 80 deputetëve që të zgjidhet presidenti apo presidentja e re, dhe prandaj opsioni i vetëm logjik, realist është ai i zgjedhjeve të reja. Natyrisht që zotit Kurti i konvenon që datën e zgjedhjeve ta shtyjë sa më afër festave të fundvitit, edhe për shkak të ndikimit që ka në elektoratin e diasporës”. 

Si le pays ne parvient pas à élire un président dans le délai constitutionnel de 60 jours, de nouvelles élections seront organisées. 

Toutefois, l’expiration de ce mandat commence avec la constitution de l’Assemblée, qui n’a pas encore eu lieu, malgré la date limite constitutionnelle qui fixe au 7 août la date limite pour l’élection du président et des cinq vice-présidents de l’institution législative.