Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

56 manifestants ont été arrêtés hier en Albanie, dont 16 mineurs.

al

Photo : Presse associée

56 qytetarë janë arrestuar të enjten në Shqipëri, 15 tetor, dhe 97 të tjerë u proceduan penalisht, ka njoftuar Policia e Shtetit. 

Në mesin e të arrestuarve janë edhe 16 shtetas të mitur të moshave 15-17 vjeç. 

Policia ka thënë se protestuesit “kundërshtuan dhe goditën me sende të forta punonjësit e Policisë, dëmtuan godina institucionesh shtetërore, biznese, banka, sinjalistikë rrugore dhe prona publike e private, si dhe dogjën automjete policie gjatë tubimit të djeshëm”. 

Sipas njoftimit nga Policia, gjatë tubimit të zhvilluar dje, disa pjesëmarrës kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve shtetërore. 

Gjithashtu, shtoi se 24 punonjës policie kanë marrë ndihmë mjekësore. 

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, në drejtimin e Prokurorisë, u arrestuan 56 shtetas dhe nisi procedimi penal për 97 shtetas të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në veprimet e kundërligjshme gjatë tubimit”, thuhet në njoftim.

 

Lire les autres mises à jour
Protest

L'Albanie en proie à des manifestations

Nxënësit shqiptarë protestojnë për të katërtën ditë kundër kostove të larta të arsimit dhe korrupsionit, duke...