EXPRESS

Tre artistë në studio të hapur

Për një muaj e 24 ditë tre piktorët, Arbnor Karaliti, Lumturie Krasniqi dhe Yll Xhaferi, konvertuan hapësirën e “Paper Gallery” në studio të hapur.

Bashkë me “Paper Gallery” dhe “Prishtina Biennale” studio qëndroi e hapur për më shumë se një muaj në kuadër të projektit “Në duart tona”.

Vullnet Jakupi, koordinator në galeri, përmend edhe artistë të tjerë vendorë e ndërkombëtarë që ishin pjesë e këtij projekti.

Jakupi përshkruan edhe këto ditët e fundit dhe vizitat e shumta nga publiku të cilat ia shtuan veçantinë studios së parë të hapur në vend, sipas tij. Ndër këta tre artistë me medium të përbashkët, pikturën, është Arbnor Karaliti.

Portretizimin e personave që e rrethojnë e bën me vaj në pëlhurë.

Ndarja e kësaj hapësire me kolegët bëri që në portretet e tij të bëjnë pjesë edhe Krasniqi e Xhaferi.

Përvojë të veçantë e përshkruan edhe Lumturie Krasniqi ndarjen e hapësirës jo aq të madhe me të tjerët.

Komentet, kritikat dhe lëvdatat edhe nga publiku, edhe nga kolegët thotë se do t’i mbajë gjatë me vete, edhe pasi që ky projekt të përfundojë.

Ndër pikturat që janë punuar në studion e hapur janë edhe ato të Yll Xhaferit. Me stil e teknikë ndryshe nga kolegët, Xhaferi thotë se të përbashkëtat me ta e edhe publikun i gjeti gjatë kësaj kohe të kaluar aty.

26 janar pikturat e punuara që nga 2 dhjetori i vitit të kaluar deri më sot do të prezantohen në ekspozitën “Daily Aarchived”.