EXPRESS

Kosova feston me dy flamuj

Vitet kalojnë, shteti forcon qenësinë e vet, ndërsa dashuria për të është e padiskutueshme.

Por kosovarët vazhdojnë të kenë dy dashuri të mëdha, të pandashme madje.

Dhe kjo vërehet më së miri kur në pyetje është flamuri dhe simbolet e shtetit.

Pavarësisht se Kosova që nga viti 2008 e ka flamurin dhe simbolet shtetërore, dashuria e kosovarëve për to nuk është ngjizur menjëherë.

Flamuri kuq e zi, është ai që ndër vite ka zënë vend në zemrat e tyre dhe vështirë të zëvendësohet.

Festat shtetërore, qoftë edhe 17 shkurti, edhe këtë vit nga shumë qytetarë shënohen me flamurin kombëtar.

Gjithsesi, mendimet dhe vlerësimet janë nga më të ndryshmet, e për 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, do të valojnë dy flamuj.

Krahas dy flamujve tanë, do të valojnë edhe ata të shteteve aleate.

Sipas shitësve ambulantë në sheshin e Prishtinës, rrobat, kapelat e maskat me flamuj të Kosovës e Shqipërisë, janë më të shitura se ato me dizajne tjera. E se cilat janë më të preferuarat nga qytetarët, varet nga festa.